Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2025, 12:26

Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm - Papunësia/ 39 mijë të dekurajuar, 60 mijë të “zënë” me shtëpinë

Nga Hamit Yzeiraj

Nga pastrimi i shtëpisë, te pensioni i parakohshëm -

Ndonëse punësimi është rritur në tre muajt e parë të vitit, një pjesë e popullsisë, që në përqindje mund të duket e vogël, por në shifra ka peshë, nuk është duke kërkuar punë. Arsyeja? Një pjesë të dekurajuar, të tjerë duke mirëmbajtur shtëpinë dhe ata që dalin në pension para kohe.

Sipas të dhënave nga INSTAT, 2.5% e popullsisë jo-aktive në tregun e punës nga mosha 15 deri në 64 vjeç nuk kërkon punë. E përkthyer në shifër, sipas Censit 2023, bëhet fjalë për rreth 39 mijë persona, të cilët ndihen të demotivuar për të hyrë në tregun e punës.

Por nuk është vetëm demotivimi. Detyrat shtëpiake marrin gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 17.2% e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune 15–64 vjeç është e angazhuar në përmbushjen e detyrave shtëpiake.

Nëse i kryqëzojmë këto të dhëna me shifrat e Censit 2023, rezulton se rreth 60 mijë individë janë të zënë me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe për këtë arsye nuk përfshihen në tregun e punës.

Një tjetër kategori e të papunëve joaktivë janë ata që i “bëjnë bisht” punës përmes daljes së parakohshme në pension, shpesh në një moshë ende të re për të kontribuar në tregun e punës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat