Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë

Ministria e Infrasturkturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, ku një nga risitë lidhet me mënyrën se si përcaktohen dhe mbështeten “klientët në nevojë”. Ndryshe nga ligji aktual, projektligji i ri synon të kalojë nga një qasje e kufizuar sociale drejt një koncepti më të gjerë të varfërisë energjetike.
Sipas draftit, statusi i klientit në nevojë do të vazhdojë të përcaktohet nga Ministria përgjegjëse për çështjet sociale, në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe në konsultim me Entin Rregullator të Energjisë. Por për herë të parë, përveç të ardhurave dhe nivelit të konsumit, në vlerësim përfshihen edhe faktorë si shpenzimet për energji dhe kushtet e efiçencës energjetike të familjeve.
Kjo do të thotë se përfitues nuk do të jenë vetëm familjet me të ardhura të ulëta, por edhe ato që, pavarësisht të ardhurave, përballen me kosto të larta energjie apo jetojnë në banesa me efikasitet të dobët energjetik.
Projektligji parashikon gjithashtu një sistem më të strukturuar për identifikimin dhe ndjekjen e kësaj kategorie. Klientët në nevojë do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm nga strukturat sociale, ndërsa të dhënat e tyre do t’u përcillen operatorëve të shpërndarjes dhe furnizuesve të energjisë.
Një tjetër element i ri është detyrimi për raportim ndërkombëtar, ku Ministria duhet të njoftojë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për masat e ndërmarra në mbrojtje të klientëve në nevojë.
Spitali i Kavajës, me status të ri/ Tashmë do të jetë “spital bashkiak”, pjesë e reformës spitalore
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë merr statusin e Spitalit Bashkiak, një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në kuadër të reformës spitalore që po......
Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset
Dalja me fitim nga investimi në pasuri të paluajtshme në Tiranë në vitin 2026 mbetet një mundësi reale, por jo një garanci. Probabiliteti për të realizuar......
Viti 2026, i dyti më i ngrohtë në histori? Sipas ekspertëve, El Niño i fuqishëm, do të jetë 2 gradë Celsius më i nxehtë
Tre muajt e parë të vitit 2026 ishin të katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht kushteve të dobëta të La Niñas që i shtypën temperaturat.......
Italia, vendi me më shumë borxhe në Eurozonë? Parashikimet deri në fund të vitit. Pritet të zëvendësojë Greqinë
Greqia nuk do të jetë më vendi me më shumë borxhe i eurozonës deri në fund të këtij viti, pasi borxhi i saj publik do të bjerë nën atë të Italisë, sipas dy......
DIVA, të punësuarit paguan 22 milionë euro/ Gjatë 2025-ës deklaruan të ardhurat 127 mijë individë
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 22 milionë euro tatim nga Deklarata Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2025. Të dhënat zyrtare nga tatimet......
Qytetet me popullsi të tkurrur, si po zhvillohet ekonomia? Kola: Ka rënie të konsumit dhe mbyllje biznesesh, diferenca page
Përqëndrimi i popullsisë në disa zona të mëdha urbane dhe tkurrja e disa qyteteve të tjera, po ndryshon modelin e ekonomisë. E ftuar në emisionin Inside......
Sa digjitale janë bizneset shqiptare? RCC: Rritje në tregtinë online dhe përdorimin e teknologjisë, por sfida në inovacion dhe AI
Shqipëria po përparon gradualisht në transformimin digjital të bizneseve, por ende mbetet pas mesatares së Bashkimit Europian. Të dhënat më të fundit......
BE-SHBA, marrëveshje për mineralet kritike/ Koordinim në furnizimin e industrive kryesore, përfshirë mbrojtjen
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar furnizimin me minerale kritike të nevojshme për industritë kryesore,......


