Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 09:30

Nga krevati, te llampadari. Importet kapin shifra rekord - Ndërtimet e reja po nxisin kërkesën për arredimin e tyre

Nga Hamit Yzeiraj

Nga krevati, te llampadari. Importet kapin shifra rekord - Ndërtimet e reja

Mobilje, krevate e deri te pajisjet e ndriçimit. Vitin e kaluar, për të plotësuar nevojat e vendit, u importuan rreth 33 mijë ton.

Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shënon shifrën më të lartë të arritur ndonjëherë. Në krahasim me vitin 2023, importi për këtë grup u rrit me 34%.

Sasia e lartë duket se është mbështetur nga ndërtimet e shumta të reja që janë kryer gjatë vitit të shkuar. Për të plotësuar arredimin e apartamenteve të reja apo bizneseve, firmat e prodhimit të mobiljeve u detyruan të hidhnin sytë nga importi. 

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit në harkun kohor të katër viteve është rritur me 60%, duke rritur paralelisht nevojën për mobilimin e tyre.

Megjithëse prodhimi vendas i mobiljeve ekziston, kërkesa e lartë dhe ritmi i shpejtë i ndërtimeve duket se kanë bërë që tregu të mbështetet kryesisht te importi.

Me vazhdimin e projekteve të reja, pritet që kjo prirje të vijojë edhe në vitet në vazhdim, duke e bërë sektorin e mobiljeve një nga përfituesit kryesorë të zhvillimeve në ndërtim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat