Nga kreditë dhe llogaritë studentore, te kartat bankare - Cilat janë instrumentet financiare që po përdoren për të mbështetur studentët?

Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj studentëve duke ofruar produkte financiare të dedikuara vetëm për ta.
Një nga risitë e vitit të kaluar ishte lidhja e kartës së studentit me kartën bankare. Pas aplikimit për kartë në zyrat e fakultetit ose pranë Bashkisë Tiranë, nga marrëveshja e bashkëpunimit që Universiteti ka lidhur me një bankë, studentët fitonin akses në një sërë shërbimesh.
Pra, në një kartë të vetme, studenti mund të blejë produkte dhe të marrë shërbime me çmime më të reduktuara, por gjithashtu të kryejë pagesa nga llogaria e tij bankare që nuk mban asnjë komision.
Gjithashtu, universitetet hapin një llogari në bankë për studentët që përfitojnë nga bursat ekselencës, ndihmë ekonomike apo mbështetje të tjera nga shteti, me qëllim derdhjen aty të fondeve. Këto llogari nuk kanë nevojë për tarifë mirëmbajtje dhe hapja shoqërohet pa asnjë kosto për studentët.
Nga ana tjetër, kredia studentore është një tjetër instrument financiar që synon të mbështesë të rinjtë për të përballuar shpenzimet e studimeve dhe të jetesës. Përmes kësaj skeme, studentët kanë mundësinë të përfitojnë një shumë të caktuar financiare, e cila përdoret për pagesën e tarifës së universitetit dhe për mbulimin e kostove të tjera të lidhura me studimet.
Kredia studentore është marrëveshje bashkëpunimi me disa prej Universiteteve më të mëdha në vend, me anë të së cilës, mundësohet kredia me 0% interes. Studenti paguan plotësisht studimet e tij me këste dhe interesi dhe komisioni i kredisë paguhen nga Universiteti. Aplikimi mund të bëhet nga e-Albania brenda 30 ditëve nga fillimi i vitit akademik, duke filluar nga data 6 tetor 2025 deri më datë 05 nëntor 2025.
Përfitimi i kredisë studentore ndihmon në rritjen e aksesit në arsimin e lartë dhe ofron mbështetje të qëndrueshme financiare për të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.
Bankat kanë investuar edhe në bankingun digjital ku studentët mund të marrin shërbime të dedikuara në aplikacionet e tyre. Përveç këtyre, institucionet financiare ofrojnë gjithashtu edhe mundësi që studentët të zhvillojnë praktika pranë ambienteve të tyre.
Kështu, të rinjtë kultivojnë një kulturë financiarë e që në auditore, pa u bërë akoma pjesë e tregut të punës.
A janë të gjitha këto të mjaftueshme? Studentët janë një hallkë e rëndësishme e shoqërisë dhe në një vend si Shqipëria që pritet të bëhet së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, studentit shqiptar duhet t'i ofrohet e njëjta mbështetje siç i ofrohet një studenti evropian.
Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e......
385 mln lekë për rrugët lidhëse të tunelit të Llogarasë - Shpallet kompania fituese për punimet. Projekti, me 3 komponentë
Me një ofertë prej rreth 385 mln lekë, kompania Gjoka Konstruksion është shpallur fituese për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit të Llogarasë, një......
Kroacia “mbjell” 70 milionë euro për bujqësinë - Në fokus, zhvillimi i sektorit agro-ushqimor dhe mbështetja për fermerët
Kroacia ka hapur një tender me vlerë 70 milionë euro për projekte që lidhen me përpunimin e produkteve bujqësore, duke synuar forcimin e industrisë ushqimore......
Sa shpesh shkojnë shqiptarët te dentisti? Mesatarisht 2.03 herë në vit, vendet nordike kryesojnë me më shumë vizita
Revista CEOWORLD ka publikuar Statistikat e Shëndetit për vitin 2024, ku zbulon kontraste të habitshme në sa shpesh qytetarët në mbarë botën vizitojnë......
Bitcoin dhe ari ngjiten në nivele rekord - Zhvlerësimi i valutave shtyn investitorët drejt aseteve të qëndrueshme
Dobësimi i dollarit dhe çmimi rekord i Bitcoin kanë bërë që investitorët të kërkojnë asete të tjera për t’u mbrojtur nga rënia e monedhave në vitin......
“85 milionë fëmijë në botë nuk ndjekin shkollën” - UNICEF bën thirrje për investime urgjente në arsimin global
Dje ishte Dita Botërore e Mësuesit, e themeluar në vitin 1994 për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit për Statusin e Mësuesve, hartuar në Paris më 5......
OPEC+ “lëkund” tregjet globale - Nafta shtrenjtohet pas rritjes modeste të prodhimit për muajin nëntor
Çmimet e naftës u rritën të hënën në mëngjes në Evropë, pasi grupi OPEC+ ra dakord vetëm për një rritje të moderuar të prodhimit mujor. Pas një takimi të......
Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën – Dobësohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje nga zbritja që pësoi javën që shkoi teksa është blerë këtë mëngjes me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas......





