Nga konfiskimi te solidariteti/Lamallari: 150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi. Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej.
“Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm reagim ndaj krimit, por edhe parandalim dhe rehabilitim. 21 projektet janë fokusuar te parandalimi i kriminalitetit tek të rinjtë; riintegrimi i viktimave; mbështetja për familjet e punonjësve të rënë në detyrë dhe trajtimi i varësive dhe rehabilitimi. Ky është një moment shumë domethënës, sepse sot po i japim një kuptim konkret një parimi të drejtë; që pasuritë e ardhura nga krimi duhet t’i kthehen shoqërisë si vlerë dhe mundësi për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Lamallari.
Drejtoresha e AAPSK tha se vitin e ardhshëm do të hapet sërish një tjetër thirrje për organizatat që duan të përdorin e pasuritë e konfiskuara.
Më tej gjatë takimit u formalizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes AAPSK dhe Shërbimit Social Shtetëror, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje mes drejtoreshës së AAPSK, Risena Xhaja, dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi.
Ky bashkëpunim synon të garantojë që fondet të adresojnë nevoja konkrete sociale dhe të rrisë qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi në kohë.
Më shumë pasagjerë, por më pak fluturime në nisje të vitit/ INSTAT: Edhe transporti i mallrave shënoi rritje me 3.8%
Në tremujorin e parë të vitit 2026, transporti ajror në Shqipëri ka shënuar zhvillime interesante, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të kërkesës për......
Katër porte, një dominues! Durrësi mban peshën në fillimvit/ Transporti detar, në rritje. Pjesën më të madhe e zënë metalet dhe nafta
Transporti detar në Shqipëri vijon të mbetet një nga hallkat kryesore të lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve, me Portin e Durrësit që ruan dominimin e tij......
Fuqizohet nënstacioni elektrik i Golemit - Karakaçi: Do të shtojmë investimet edhe në rrjetin e Porto Romanos dhe Spillesë
Ka përfunduar fuqizimi i nënstacionit elektrik të Golemit, i cili ka kaluar nga 31.5 megavat në 80 megavat tashmë dhe furnizon të gjithë zonën e Bregut nga......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 208 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në vend, në mbledhjen e zhvilluar më 30 prill 2026. Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me......
Tregtia merr pjesën më të madhe të kredive për biznesin/ Rritja u shty edhe nga turizmi dhe sektorët e shërbimeve në Mars
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen edhe në muajin mars 2026, duke konfirmuar se korporatat mbeten një nga shtysat kryesore të zgjerimit të huadhënies......
Konflikti SHBA-Iran edhe financiar / SHBA-të thonë se kanë sekuestruar gati 500 milionë dollarë kriptovaluta iraniane
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar gati 500 milionë dollarë në kriptovaluta iraniane, sipas Sekretarit të Thesarit Scott Bessent, i cili tha se operacioni......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga zvicerane rikuperon pikë!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje duke u forcuar edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 81.3 lekë dhe është......
Bankat, rekord ndryshimesh në kushtet e kredisë - Fluksi i ristrukturimeve, më i larti që prej 2021. Fshinë nga bilanci më pak kredi të humbura
Bankat tregtare kanë ristrukturuar një numër rekord kredish gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të publikuar......


