Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2025, 13:46

Nga komuniteti për komunitetin, qytetarët si policë vullnetarë - Kush mund të bëhet pjesë e strukturës ndihmëse të Policisë së Shtetit?

Nga Diamila Leka

Nga komuniteti për komunitetin, qytetarët si policë

Është botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi për organizimin dhe funksionimin të policimit vullnetar. Të gjithë të interesuarit e moshës 18-65 vjeç, mund të angazhohen vullnetarisht, pa pagesë për të mbështetur Policinë e Shtetit përmes strukturës ndihmëse të Policisë Vullnetare, por do të jenë të trajnuar dhe të certifikuar për të kryer detyra të caktuara.

Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policët vullnetarë trajnohen nga Akademia e Sigurisë dhe numri i atyre që do të shërbejnë përcaktohet çdo vit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nevojave dhe të propozimeve të drejtorive vendore të policisë, përcakton numrin e policëve vullnetarë.

Por cilat do të jenë shenjat dalluese të policëve vullnetarë?

Me qëllim që polici vullnetar të jetë samë komod dhe i sigurt gjatë punës vulllnetare, është parashikuar që ai të ketë pajisjet, shenjat dalluese si dhe veshjet identifikuese të tij. Përmendim stampën e shënjës dallluese të policit vullnetar, jelekë dhe xhaketë fluorishente, kapelle sportive ngjyrë blu me logo identifikuese, tabelë dore “Stop”, nga ku shkruhet policia vullnetare etj.

Policët vullnetarë angazhohen në menaxhimin e rendit në aktivitete masive, ndihmojnë në rregullimin e trafikut, patrullojnë pranë institucioneve arsimore, ndihmojnë në parandalimin e krimit, mbrojtjen e mjedisit dhe të pronës, mbështesin policinë kufitare dhe marrin pjesë në operacione emergjencash civile dhe kërkim-shpëtimi. Sipas vendimit, shërbimi i policëve vullnetarë nuk zgjat më shumë se 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat