Nga klasat tradicionale, te “Smart Labs” - Digjitalizimi i arsimit, 27 milionë euro për laboratorët inteligjentë
Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit "laboratorët inteligjentë (smart labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar".
Ky projektligj ka për qëllim financimin e projektit "Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs) ", me qëllim akordimin e një huaje, në shumen 27 milionë euro, për projektin. Gjithashtu, ky projekt bashkëfinancohet nga një grant WBIF, në shumën rreth 10 mln euro.
Ndërkohë, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë arsimin digjital në Shqipëri në të gjitha klasat e shkollave, nga shkollat fillore deri në ato të mesme (klasat nga 1 deri në 12)
Në relacionin e publikuar thuhet se zbatimi dhe implementimi i këtij programi është në përputhje me strategjinë ndërsektoriale “Agjenda Digjitale e Shqipërisë" dhe planit të veprimit 2022- 2026, specifikisht për "Edukimi digjital dhe Aftësitë Digjitale, transformimi i të mësuarit dhe mësimdhënies".
Kjo nismë gjithëpërfshirëse po revolucionarizon mënyrën se si teknologjia dhe kodimi mësohen në shkolla, duke përgatitur studentët me aftësi thelbësore për të ardhmen. Shkollat po pajisen me laboratorë inteligjentë për të stimuluar një mjedis mësimor interaktiv.
Faza III e projektit "Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs)- digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar" synon ta shtrijë këtë iniciative në 615 shkolla te vendit, duke siguruar përparim të vazhdueshëm në edukimin teknologjik.
Projekti do te zbatohet nga AKSHI deri në dhjetor të 2028. Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jetë përgjegjëse për funksionalitetin e Smart Labs-eve, pas kryerjes së investimit.
Sondazh

1/3 e buxhetit për ushtrinë - BE pritet të shpenzojë rreth 400 miliardë euro për mbrojtjen
Bashkimi Evropian po përgatitet të kanalizojë më shumë se 390 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen dhe sigurinë e bllokut. Pas zgjedhjes së Donald Trump në......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......

Bonusi fundvitit/ Rama: 15 mijë lekë bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e......

Raporti/ Planet e Europës për të vazhduar mbështetjen tek gazi rrezikojnë angazhimet për klimën!
Rritja e fuqisë së gazit në të gjithë Europën kërcënon të rrezikojë angazhimet klimatike dhe të bllokojë lëndët djegëse fosile për dekada, ka gjetur një......

Kompanitë amerikane të shqetësuara nëse Kina hakmerret për të luftuar Trump!
Me ekipin e tregtisë dhe politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump që mban një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, kompanitë amerikane janë......

35 vite nga rënia e Murit të Berlinit - Vlerat e 1989-ës dhe sfidat e sotme të demokracisë
The Economist Gjermania festoi të shtunën 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që ndante për dekada Gjermaninë Perëndimore me atë Lindore. Rrëzimi i......

Turqia gjobit Amazon me 2 milionë lira për shkelje të të dhënave!
Bordi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Turqisë (KVKK) ka gjobitur Amazon.com, duke hapur platformën e re të lojërave Twitch me 2 milionë lira (58,000......

Sa të ardhura shkojnë për qira për qytetarët me paga minimale në Europë?
"Strehimi, uji, energjia elektrike dhe gazi" përbënin pjesën më të madhe të shpenzimeve të familjeve në BE. Në vitin 2022, gati një e katërta e të gjitha......