Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2025, 10:12

Nga karburanti, drejt së gjelbrës - Janar-Gusht 2025, rritet me 78% numri i mjeteve elektrike

Nga Ernilda Luzi

Nga karburanti, drejt së gjelbrës - Janar-Gusht 2025, rritet me 78%

Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për periudhën janar- gusht 2025 janë regjistruar 3.351 mjete elektrike, pra 78% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për më tepër, nga këto regjistrime 37.5% e mjeteve të reja me zero km janë totalisht elektrike.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar shifrat krahasuese me vitet e kaluara, ku evidentohet një progres i dukshëm dhe i qëndrueshëm. Në vitin 2022, vetëm 7.2% e automjeteve të reja ishin elektrike. Në vitin 2023, kjo përqindje u rrit në 25.2%. Në vitin 2024, shifra arriti në 28.2%. Ndërsa në 2025 është arritur një nivel i ri me 37.5%. Të dhënat dëshmojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të mjeteve elektrike të regjistruara, duke sinjalizuar një kthesë të qartë në drejtim të dekarbonizimit të transportit në vend.

Përveç përfitimeve ekonomike që sjellin për përdoruesit, si reduktimi i kostove të karburantit, makinat elektrike kanë një ndikim në mbrojtjen e mjedisit dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në qytetet me dendësi të lartë urbane.

Gjithashtu, DPSHTRR informon se impakti ambiental për periudhën janar-gusht 2025 është 4 milion e 423 mijë e 320 kg CO2/vit më pak, ekuivalente me 147.444 pemë.

Çdo mjet elektrik i ri që futet në qarkullim kontribuon në reduktimin e ndotjes urbane. Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve green, duke forcuar angazhimin për një transport më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat