Nga formimi profesional, te sipërmarrja - AKPA: Mbi 13 mijë gra të punësuara gjatë 2025-ës

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se vijon të mbështesë fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave në Shqipëri përmes programeve konkrete të punësimit dhe formimit profesional, duke krijuar mundësi të reja për integrimin e tyre në tregun e punës dhe për zhvillimin e aftësive profesionale.
Sipas të dhënave nga AKPA, gjatë vitit 2025 janë punësuar dhe janë regjistruar pranë zyrave të punës në të gjithë vendin 13.308 vajza dhe gra. Po kështu, 7.296 vajza dhe gra kanë ndjekur kurse dhe programe trajnimi, për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës. Këto programe synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e tyre dhe të hapin mundësi të reja për punësim afatgjatë.
Ndërkohë, përmes programeve të nxitjes së punësimit me subvencion, janë punësuar 2825 vajza dhe gra, duke përfituar nga mbështetja financiare dhe incentivat që shteti ofron për bizneset që zgjedhin të punësojnë gra dhe vajza.
Një tjetër element është mbështetja për sipërmarrjen femërore. Falë programit të vetëpunësimit 177 vajza dhe gra kanë arritur të krijojnë bizneset e tyre, duke u kthyer jo vetëm në të vetëpunësuara, por edhe në kontribuese aktive në zhvillimin ekonomik.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se misioni i saj mbetet mbështetja dhe fuqizimi i vajzave dhe grave përmes aftësimit profesional dhe krijimit të mundësive reale për punësim të qëndrueshëm. Përmes këtyre programeve synohet që gjithnjë e më shumë gra të jenë pjesë aktive e tregut të punës, duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjet e tyre.
Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga e Paundi
Kjo javë ka nisur pozitivisht për valutat kryesore pasi të gjitha kanë regjistruar këtë mëngjes një rritje të vlerës me Dollarin amerikan që është blerë sot......
Rritja e sigurimeve detare shton kostot - Primet për anijet nga mbulimi i rreziqeve të luftës janë shtrenjtuar mbi 1000%
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000% - duke rritur në......
Evropa, importuesja më e madhe e armëve në botë - Zë 33% të tregut botëror gjatë periudhës 2021-2025
Evropa është bërë importuesja më e madhe e armëve në botë gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa qeveritë reaguan ndaj kërcënimit të Rusisë dhe rënies së......
Sasi më e vogël, çmim i njëjtë? - Grekët gjejnë zgjidhjen për t’u dhënë fund mashtrimeve të tregtarëve
Epoka kur e njëjta etiketë fshihte më pak përmbajtje në një paketim mashtrues identik po i vjen fundi. Ministria greke e Zhvillimit, nëpërmjet një dispozite......
Çmimet e naftës bien pas kalimit të 110 dollarëve - Vendet e G7 shqyrtojnë shfrytëzimin e rezervave emergjente
Çmimet e naftës ranë të hënën pas raportimeve se Grupi i Shtatë vendeve, përfshirë SHBA-në, planifikonin të diskutonin një lirim të koordinuar të naftës së......
Buxhetimi gjinor, Malaj: 84 miliardë lekë në 2026, për më shumë mundësi për gratë dhe vajzat
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkë me mesazhin e tij për urimin e 8 Marsit, ka sjellë në vëmendje se në vitin 2026, qeveria ka ndarë 84 miliardë lekë......
Mbrojtja e vendeve të punës, Rama: Mbështetje për bizneset pas rritjes së pagës minimale
Në podcastin e tij javor kryeministri Rama foli për mbështetjen që do t’u jepet bizneseve për shkak të rritjes së pagës minimale. Kryeministri tha se qëllimi......
Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet kryesor siguria e shqiptarëve që ndodhen atje
Siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme është prioriteti ynë kryesor, pas konfliktit që po ndodh atje, tha kryeministri Edi Rama në......


