Nga e hëna nis ndarja e bonusit për pensionistët - Rama: Pagat dhe pensionet do të rriten çdo vit

Në podcast-in e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka përsëritur premtimin dhënë pensionistëve për bonusin e fundvitit.
Duke filluar nga e hëna e 1 dhjetorit, do të nisë zyrtarisht edhe shpërndarja e bonusit të fundvitit. Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë herë ata që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin një shpërblim prej 15 mijë lekësh, ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë do të marrin shpërblim 10 mijë lekë.
Gjithashtu, Rama foli dhe për premtimin tjetër, se do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve gjatë mandatit të katërt.
“Nga 1 janari i vitit 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu sic jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, tha Rama.
Fjala e plotë e Ramës për pensionet dhe pagat:
Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.
Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.
Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu sicc jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.
“Gjykatat nuk mund të shkarkojnë ministrat”- Rama citon Venecian për pezullimin e Ballukut nga GJKKO
Kryeministri, Edi Rama, në podcast-in javor ka komentuar sërish vendimin e GJKKO për të pezulluar Belinda Ballukun nga detyra e zëvëndëskryeministres dhe......
Euroja “ngec” në 96.70 lekë - BSH: Fiksohet në këtë nivel. Kursi i këmbimit, pa luhatje të mëdha gjatë muajve të fundit
Prej disa muajsh, kursi i këmbimit nuk po përjeton luhatje të mëdha. Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht me 96.70 lekë. Në muajt e......
Trump pezullon të gjitha kërkesat për azil - Do të rishikohen edhe “kartat e gjelbra” për shtetasit e 19 vendeve
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të pezullojë emigracionin nga vendet e botës së tretë, si reagim ndaj ngjarjes në Uashington ku gjeti vdekjen një......
Shqipëria dhe Franca forcojnë partneritetin për zhvillimin e turizmit - Topuzi e Dervishi: Drejt standardeve të reja, inovacion e bashkëpunim ndërkombëtar
Zhvillimi i turizmit dhe forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës ka qenë në qendër të konferencës së organizuar sot, ku morën pjesë përfaqësues të......
Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale - DW: Kosova mund të shfrytëzojë vetëm 1/12 e buxhetit të vitit 2025
Zhvillimi i tre palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike, moskrijimi i qeverisë së re, dhe për pasojë mosmiratimi i buxhetit për vitin 2026,......
Pronat, “në mëshirë të fatit” - Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë
Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen......
Sistem shkëmbimi automatik i të dhënave mbi pagesat ndërkufitare - Tatimet përfundojnë fazën paraparake, në 2026-ën pritet finalizimi
Administrata Tatimore hedh një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane. Ky institucion ka finalizuar fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit......
“Metali i djallit” po shkëlqen në 2025 - Argjendi parashikohet të rritet më tej, për shkak të kërkesës
Argjendi, që njihet për paqendrueshmërinë e tij, ka arritur nivele rekord këtë vit dhe pritet të rritet më tej, për shkak të rritjes së kërkesës nga industri......





