Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2025, 11:00

Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? - Zusi: Secili sipërmarrës duhet të bëj një “checklist” sa gati janë

Nga Diamila Leka

Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? -

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të thellë të mënyrës se si funksionojnë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe eksportuese.

Ekspertët paralajmërojnë se pa një proces të qartë përshtatjeje dhe informimi paraprak, rreziku i mbylljes së bizneseve mbetet real.

Sipas kreut të Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, procesi i harmonizimit me standardet europiane duhet të nisë nga institucionet, përmes hartimit të një checkliste të detajuar për çdo sektor.

“Përshtatja duhet të nisë duke i bërë çdo biznesi checklistën e vetë, me gjërat që ai duhet të bëjë. Sepse duhet të heqim dorë nga thënia e përgjithshme e gjërave. Kjo punë duhet të fillojë nga ministritë e linjave të cilat po bëjnë transpozimin e legjislacionit, të cilat duhet të krijojnë për çdo sektor, duhet të krijojnë dokumentacionin e vetë me standardet e përshtatjen, që duhet të adoptojë secili sektor, pastaj menjëherë pas kësaj, madje kjo punë duhet bërë në paralel me transpozimin, pa vajtur ligjet në parlament, kjo lloj check liste e institucioneve dhe menjëherë kjo checklist i standerdeve që duhet të plotësojë secila industry, secili sektor, duhet t’i shkojë bizneseve dhe bizneset duhet ta plotësojnë vetë dhe të thonë çfarë arrijnë dhe çfarë nuk arrijnë. Kjo është mënyra e vetme për ta dërguar informacionin te bizneset, për t’i bërë bizneset të kuptojnë se çfarë duan të bëjnë dhe për të evituar që bizneset të mbyllen. Sepse këto kohët e fundit, po dëgjojmë herë pas here, ok ne po përpiqemi të mos mbyllemi, por do ketë edhe mbyllje. Pse duhet të ketë mbyllje, nëse bëhet kjo punë paraprakisht, nuk ka arsye për të pasur asnjë llojë mbyllje biznesesh në momentin që ne do të integrohemi.”

Një nga sfidat kryesore për bizneset shqiptare mbetet përmbushja e standardeve të sigurisë, të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjithë, pavarësisht nëse synojnë ose jo eksportin drejt tregut europian.

“Standardi kryesor është standardi i sigurisë. Sepse BE thotë produkti duhet të jetë i sigurt, pastaj e ke cilësor, se ke cilësor e përcakton tregu. Ky do jetë shqetësimin kryesor dhe investimet kryesore, pastaj përsa i përket cilësisë, besoj se bizneset duhet të përshtaten vetë, do kuptojnë vetë se çfarë kërkon tregu sepse prandaj janë biznesmen për të kuptuar trended e tregut dhe për të përshtatur cilësinë e produktit të tyre, për të qenë i pranueshëm dhe i përshtatshëm për publikun. Me cilësinë, përsëri problemi do jetë disi më i dobët, sepse jo të gjithë do synojnë për të eksportuar, ndërsqa problemi i sigurisë është edhe për ato që nuk do eksportojnë, edhe për ato që do prodhojnë për konsumatorin vendas, edhe për ato që tashmë e kanë tregun të garantuar në njëfarë mënyre, i cili jua ka pranuar cilësinë e tyre, është i kënaqur me cilësinë e tyre, por ato nuk mund të mos prodhojnë dot, pas datës së hyrjes në BE, sepse nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, dhe standardet e sigurisë ushqimore, nuk do të jenë më të ndara, standard për Shqipërinë, standard për BE, ato do jenë një.”

Në prag të integrimit europian, ekspertët bëjnë thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe sektorit privat, në mënyrë që procesi i përshtatjes të mos kthehet në një barrë, por në një mundësi zhvillimi për ekonominë shqiptare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat