Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet dhe projektligjet e miratuara janë:
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonat kadastrale 1556, 1736 dhe 3262, në fshatrat Drizë, Gjergjovinë dhe Cingar i Poshtëm, njësia administrative Pishaj, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, nga shoqëria “ONE SOLAR”, sh.p.k. .
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Bashkinë Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “DEVOLLI SUNPOËER”, sh.p.k. .
Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kolonjë, Devoll, Malësi e Madhe dhe Patos.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V”.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për klimën në Shqipëri II- program i hapur mbi eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2023, për projektin “Programi për klimën në Shqipëri – program i hapur për eficiencën e energjisë dhe digjitalizimin e sektorit të energjisë”.
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, lidhur me bashkëprodhimin kinematografik.
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së grantit, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, miratuar me vendimin nr.170, datë 24.3.2023, të Këshillit të Ministrave.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë.
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.
Përcaktimin e tabelave dhe simboleve në pikat e kalimit kufitar dhe në zonat e verifikimit kufitar në gjuhët shqip dhe anglisht.
Njëherësh u miratuan edhe projektligjet për:
-Miratimin e Buxhetit Faktik të vitit 2025.
-Grupimet ekonomike me interes europian.
-Shoqëritë europiane të bashkëpunimit (SHEB).
Fluturimi direkt Tiranë–Toronto, Shqipëria hyn në hartën e fluturimeve transatlantike
Mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, avioni i fluturimit të parë Transatlantik i linjës direkte me Kanadanë, Tiranë – Toronto, dhe anasjelltas......
Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi e re për Shqipërinë
“Jo thjeshtë mbërritja e një avionic, në fakt po hapet një mundësi e re për Shqipërinë”. Kështu deklaroi ministry I ekonomisë dhe infrastrukturës Enea......
Ndryshon Kodi Rrugor: Zero alkool për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim......
IKMT ndërhyn në Liqenin e Ulëzës - Shemben objekte për projektin e parkut natyror
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një ndërhyrje në kuadër të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës”......
Përfundon procesi automatik i fshirjes së gjobave tatimore - Përfitojnë mbi 105 mijë biznese
Administrata Tatimore ka përmbyllur procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara, në zbatim të ligjit për fshirjen dhe......
Pagesat në euro me AIPS humbasin ritmin - BSH: Numri i transfertave ra me 1.5% në maj, por sistemi vijon zgjerimin e përdorimit
Më pak pagesa në euro u realizuan me sistemin AIPS EURO gjatë muajit maj. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie me 1.5% të numrit......
Fluks i lartë në Kapshticë/ Mbi 21 mijë qytetarë dhe 8400 automjete kaluan në pesë ditë
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh, në kuadër të lëvizjeve sezonale të verës. Sipas të......
“Shqipëria, më ekonomike për investime”/ Indeksi i Eurostat tregon diferenca të mëdha mes ekonomive europiane
Të investosh në Europë nuk ka të njëjtin kosto në çdo vend. Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë diferenca të ndjeshme në nivelet e çmimeve për......



