Nga 4 janari 2025, tarifë në aksin Thumanë-Kashar - Pagesa parashikohet të jetë 2.1 euro pa TVSH për automjet
Me datë 4 janar 2025 do të nisë aplikimi i tarifës në segmentin Thumanë-Kashar. Ky informacion është bërë i ditur nga shoqëria konçesionare përkatëse, e cila e cilëson këtë aks si një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë.
Më herët është lajmëruar se pagesa nuk do të jetë më pak se 2.1 euro pa TVSH për automjet, ndërsa me TVSH do të jetë 2.52 euro. Segmenti Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e automjeteve në datën 30 qershor të këtij viti dhe deri më tani, kalimi ka qenë pa pagesë.
Aksi Thumanë-Kashar ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe është autostrada e parë e Kategorisë A. Kjo nënkupton jo vetëm standarde evropiane të ndërtimit të rrugës, por edhe një limit shpejtësie tjetër nga ai që kanë akset e tjera rrugore të vendit. Ky aks rrugor është aksi i parë ku qarkullohet me një limit shpejtësie deri në 130 kilometra në orë.
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë e një korridori ndërkombëtar. Aksi rrugor lehtëson të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e veriut, apo problematikat në Aeroportin e Rinasit.
Thumanë-Kashar përmban disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe nyje të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Sondazh

Një nga mallrat më të tregtuar në botë kap nivelin më të lartë në 50 vjet! Analistët: Do duhen vite për t’u rikuperuar!
Rritja rekord e çmimit të kafesë nuk po tregon asnjë shenjë të ngadalësimit, thonë analistët, me disa paralajmërime se mund të duhen vite që një nga mallrat......

Italia, rritje më e dobët ekonomike në 2024 - Performanca e ulët e sektorit industrial, një ndër faktorët kryesorë
Italia ka të ngjarë të përfundojë këtë vit me një normë vjetore të rritjes ekonomike prej 0.7%, tha Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, duke......

Zjarri tek n/stacioni në Shkodër, rikthehet energjia elektrike brenda në qytet, OSSH vijon punën për normalizimin e situatës
Për shkak të një zjarri që ra sot tek një nënstacion, disa zona të rajonit Shkodër mbetën pa energji elektrike. Menjëherë nga ana e OSSH u morën masa për......

Brenda 3 muajve përfundon rruga Ura e Çerenecit-Zgosht - Balluku: Do të ofrojë mundësi për zhvillimin turistik të zonës
Brenda 3 muajve pritet të përfundojë rruga Ura e Çerenecit-Zgosht. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Çmimi për prodhuesit e energjisë - Caktohet vlera për vitin 2025, qeveria do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar......

Profesionistët e lirë rrezikojnë rimbursimin - Tatimet: 18 dhjetori afati i fundit për ata që s’kanë deklaruar ende llogaritë bankare
Një pjesë e mirë e profesionistëve të lirë nuk kanë deklaruar në kohë të dhënat e llogarive bankare, duke vështirësuar procesin e rimbursimit të kësteve të......

BE fokusohet tek energjia gjeotermike - Nisma synon të plotësojë 3/4 e nevojave të bllokut deri në 2040
Bashkimi Evropian ka vendosur t'i japë përparësi energjisë gjeotermike si pjesë e strategjisë së tij për të rritur sigurinë energjetike dhe për të reduktuar......

1 në 5 persona jetojnë me rreth 22 mijë lekë në muaj/ Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër vlerësohet në 19.7% në vitin 2023
Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) për vitin 2023, të publikuara nga "Instituti i Statistikave" (INSTAT), e cila......