“Nga 1 janari ulet çmimi i energjisë” - Balluku: Po punojmë me OSHEE, KESH edhe OST
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë për pensionistët. Ai bëri me dije se Ministria e Energjisë po realizon një studim për të shqyrtuar këtë mundësi.
Por pas deklaratës së kryeministrit, ka qenë zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e energjisë Belinda Balluku e cila ka deklaruar se nga 1 janari, do të ketë ulje të çmimti të energjisë për qytetarët
“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, me KESH-in edhe me OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurtë që do t’ia dalim, që duke optimizuar proceset teknike dhe financiare të kompanive tona, ne të kemi mundësi që nga 1 janari t’iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike”.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të jetë formula e uljes së çmimit të energjisë; nëse do ketë ulje për kategori të caktuar të shoqërisë si pensionistët apo nëse kjo ulje do të përfshijë të gjithë qytetarët.
Ndërkohë, Balluku I ka konsideruar dezinformim rritjen e çmimit të bukës nga 1 janari.
Qeveria ka vendosur ta subvencionojë energjinë për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve, kemi faturuar 9.5 lekë për kilovat orë, gjithashtu një çmim i subvencionuar, ndërkohë për bar-kafetë e kemi vendosur 12 lekë, duke krijuar një treg i cili favorizon bukëpjekësit dhe duke i dhënë edhe dy njësive të tjera, bukës hde ëmbëltores, bar kafesë që të kenë çmime favorizuese.
Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se Drejtoria e Tatimeve po kryen kontrolle nëse aplikohet çmim abuziv.
Sondazh

Do të ketë rritje të pensioneve në 2025? - Manjani: Vetëm indeksim dhe shpërblim fundviti. Për masën e rritjes, presim BB
Në projektbuxhetin për vitin 2025, parashikohet vetëm një indeksim prej 4.1% i pensioneve, si dhe shpërblimi që do të marrin pensionistët për fundvit. Nga ky......

Si ka ndryshuar buxheti për mbrojtjen sociale? - Në vitin 2025 shkurtohen fondet për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë
Buxheti për mbrojtjen sociale për vitin 2025 ka pësuar “tkurrje” në raport me vitet e mëparshme. Referuar treguesve fiskale të projektbuxhetit, gjatë......

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA? Janë të përqëndruar në zona ku tradicionalisht fitojnë Demokratët
Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht. Shqiptarët në Amerikë janë......

Modernizohet baza e helikopterëve në Farkë - Ministria e Mbrojtjes hap tenderin me fond limit prej 706,4 milionë lekë
Baza ajrore e helikopterëve në Farkë pranë Tiranës pritet të modernizohet. Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderin për ndërtimin e kuadrateve kryesore dhe......

Shumë shtëpi të pabanuara në vend! - Ato të banuarat “udhëhiqen” kryesisht nga mosha e tretë
Çati të rëna, suva e prishur apo dhe mure të thyera. Në vend numërohen gjithnjë e më shumë shtëpi të braktisura si pasojë e emigrimit masiv që kanë ndodhur......

Energjia, kusht për shitjen apo qiradhënien e banesave - Pronarët duhet të pajisen me certifikatën e performancës energjetike
Çdokush që do të shesë apo do të japë me qira një banesë duhet të pajiset me certifikatën e performancës së energjisë, pasi në të kundërt transaksioni nuk......

Pensionet, cili është plani i qeverisë për skemën? - Malaj: Presim formulën finale, mund të ndërhyjmë në buxhet
Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar që të rishikohen fondet për mbrojtjen sociale dhe konkretisht për skemën e pensioneve në......

Skenari pothuajse i pamundur i zgjedhjeve në SHBA - Çfarë ndodh nëse Harris dhe Trump kanë numër të barabartë zgjedhësish?
Po sikur as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump të mos arrijnë të fitojnë shumicën e votuesve më 5 nëntor? Mundësia, e cila shkakton......