Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se Gjirokastra ka përqindjen më të lartë të banesave të ndërtuara para viteve 2000.
Banesat e ndërtuara në këtë qark para kësaj periudhe zenë një peshë prej 83% ndaj totalit. Po ashtu, të dhënat tregojnë se qarqet si Dibra, Korça, Berati, Kukësi dhe Shkodra kanë një përqindje të lartë të banesave të ndërtuara para vitit 2000. Pesha që kanë banesat mbi 25 -vjeçare në këto qarqe varion nga 70% për Shkodrën, në 82% për Dibrën.
Ndërkaq, qarqet më të urbanizuara si Tirana dhe Durrësi kanë peshën më të ulët të banesave që janë ndërtuar para vitit 2000, me përkatësisht 51% dhe 56.8% përkatësisht.
Sektori rezidencial ka gjurmë të konsiderueshme të ndikimeve në mjedis. Ndikimet vijnë si rrjedhojë e konsumit të energjisë së banesave që pasohet me shkarkime në ajër, si dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore për energji, sikurse është uji apo pyjet.
Sipas një studimi të organizatës mjedisore All Green Centre, jo vetëm ndërtesat e ndërtuara para vitit 1990, por edhe ato të mëvonshme, të cilat kanë probleme të mëdha në lidhje me cilësinë e elementëve arkitektonikë të mbështjellëseve, si: prania e urave termike, lagështia, mungesa e izolimit akustik dhe termik, kanë nevojë emergjente për ndërhyrje përmirësuese në cilësinë e ndërtimit.
Kjo, pasi mungesa e termoizolimit në elementë të jashtëm arkitektonikë, cilësia e dobët teknologjike e elementëve arkitektonikë në zbatim dhe ndërtimi masiv me cilësi të ulët, lidhet ngushtësisht me humbjen e energjisë termike të brendshme, duke rritur nevojën për ngrohje të brendshme dhe, si pasojë, duke rritur edhe ndikimin negativ në kostot e energjisë apo të ndotjes së ajrit.

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......

Britania investon për sigurinë detare - Mbi 8 mld dollarë për të zgjeruar flotën e nëndetëseve
Britania do të investojë 8.13 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e ndërtimit të nëndetëseve, duke mbështetur firma si grupi i mbrojtjes BAE Systems......

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do të merret nga gazsjellësi TAP
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Bota zgjeron investimet për “IA” - Shitjet globale të çipeve shënojnë rreth 23% rritje
Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA) ka njoftuar se shitjet globale të gjysmëpërçuesve ishin 57.0 miliardë dollarë gjatë muajit prill 2025, një rritje......

Sa afër është ekonomia shqiptare me atë të BE? - OECD: Të tretët në rajon për sa i takon konvergjencës. Kryesojmë në hidroenergji
Shqipëria renditet e treta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor për sa i përket konvergjencës së përgjithshme me Bashkimin Evropian. Që prej viteve......

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë - Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?
Insitiucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Referuar raportit mbi......

Shqipëria, në qendër të sportit botëror? - Rama: Synojmë Globe Soccer Awards dhe Padel International
Qeveria shqiptare synon të organizojë në Tiranë eventin botëror të futbollit Globe Soccer Awards. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, organizatorët e këtij......