Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë - Rama: Hapësirë shqiptare përtej kufijve

Kryeministri Edi Rama në Pokastin FLASIM, është ndalur edhe te Samiti i Diasporës që do të nisë në Tiranë në datën 13 Prill. Kreu i qeverisë tha se ky takim, bashkon gjithë shqiptarët në Tiranë, duke kthyer vëmendjen te historitë e tyre të punës, përkushtimit, suksesit dhe mundësitë e reja të investimeve.
'' Në javën që nis nesër, mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe njëherë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri dhe, sa herë u jepet mundësia, mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë Shqipërinë.
E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe te historitë e tyre, histori suksesi, pune e përkushtimi, që janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë, por, njëkohësisht, edhe një hapje për vlerësim.
Vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë arritur dhe kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre, miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar, në një farë mënyre, krahët e shqiponjës sonë.
Sot, diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner, si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe, hap pas hapi, në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes.
Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë" - tha kryeministri Rama.
16,6 mld euro investimet e huaja - Rama: Qëndrueshmëri rritjeje
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritut në 16.6 miliardë euro. Në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa......
''Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve''/ Rama: Edhe fond individual shtesë
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse......
'Indeksim çdo dy vite i pagave'' - Rama: Vëmendja te fuqia blerëse dhe sektorët prioritarë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 Janari i këtij viti ka nisur fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të......
''Rritja e pagës minimale dhe mbështetja për biznesin, prioritet i qeverisë''/ Lushnjë, Kryeministri Rama në kompleksin industrial me 2000 punonjës
Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleksin industrial ku operon një kompani koreano-jugore, e cila sot......
Rama: Rritëm ndjeshëm pagat dhe të ardhurat për frymë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Lushnjë, solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë......
Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me......
Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët
Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor......
Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri - ”Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë”
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian. Në një takim me......


