Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore - Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu publikon rregullat
Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj. Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale, rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturant para dhe gjatë zhvillimit të testimeve.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Gjithashtu, të gjithë nxënësit që do t’i nënshtrohen provimit, do të duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë), 2 stilolapsa, vizore e vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë.
Nga ana tjetër, nxënësit duhet të vijnë me veshje të rregullt, uniforma e shkollës. Në mungesë të uniformës, bluzë dhe xhinse, si dhe të kenë një shishe me ujë. Ndërkohë, ndalohen rreptësisht: telefonat dhe ora smart.
Në rregulloren e publikuar nga ministrja Manastirliu, theskohet se, nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit; të firmosin kur marrin dhe dorëzojnë testin; si dhe nuk lejohet largimi para orarit të përcaktuar, 12:30.
Më tej më 10 qershor, maturantët do t’u nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor do të zhvillojnë provimin e Matematikës dhe me 24 qershor do të kryejnë atë me zgjedhje.
Në total janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet, rezultatet e të cilave do të jenë përcaktuese, për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj në rënie pasi ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 86 lekë dhe duke u shitur me 87......

Gjermania “zgjeron” ushtrinë - Nevojiten deri në 260,000 trupa për të përmbushur kërkesat e NATO-s
Gjermania do të ketë nevojë për deri në 260,000 ushtarë aktivë për të përmbushur kërkesat në rritje të mbrojtjes të NATO-s, paralajmëroi kreu i sindikatës......

Qendra Rinore në bashkinë Sarandë çel dyert për mbi 6 mijë të rinjtë e Sarandës - Muzhaqi: “Nga një godinë e rrënuar në një qendër mundësish për të rinjtë”
Të rinjtë e Sarandës do të kenë në shërbim të tyre Qendren e re Rinore. Një hapësirë moderne dhe funksionale, e kthyer nga një godinë e rrënuar në një mjedis......

Fermerët “të etur’’ për naftë - Mbi 68 mijë aplikime në skemën e bujqësisë
Mbi 68 mijë fermerë aplikuan për të përfituar subvencion në bujqësi, nga të cilët 90% e tyre kërkojnë të përfitojnë naftën pa akcizë. Të premten në mesnatë u......

Më pak leje ndërtimi, por vlera e investimit rritet me 47.6%/ Tirana vijon të mbetet “vatra ” e projekteve ndërtimore
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të në numrin e lejeve për ndërtesa të reja, por njëkohësisht......

Trump njofton rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit!
Gjatë një tubimi në një uzinë çeliku, presidenti amerikan njoftoi se do të rrisë tarifat për importet e çelikut nga 25 në 50 përqind. Më pas ai njoftoi të......

Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve - Masterplani i Macron “ndez” juglindjen
Qarku i Korçës edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj. Prefekti i qarkut Nertil Jole thotë se gjatë këtyre muajve ka......

Taksë 10% për Google e Facebook - Gjermania shqyrton vendosjen e masave ndaj platformave digjitale
Gjermania po shqyrton një taksë prej 10% për platformat e mëdha “online” si Google dhe Facebook, thanë burime nga Ministria e Kulturës në vend. Ky veprim......