Nesër hapet aksi Librazhd-Prrenjas, Ami Kozeli për SCAN TV: Për 10 ditë segmenti do të jetë i asfaltuar

Nesër në mesditë do të hapet për qarkullimin aksi rrugor Librazhd Prrenjas. AI do të jetë i aksesueshëm për të gjithë llojet e automjeteve. Në një intervistë për SCAN TV, drejtori i ARRSH, Ami Kozeli tha se aksi i përkohshëm fillimisht do të jetë me çakëll të ngjeshur dhe për 10 ditë, pas ngjeshjes nga automjetet që do kalojnë mbi të, ai do të jetë plotësisht edhe i asfaltuar.
“Ajo që ndodhi ishte natyrore, nuk ishte diçka normale. Kështu që në këtë segment i cili është 200-250 metra, në qoftë se unë nuk gaboj, në kushte deri në kalim kantieri, ne do e mbajmë rreth 10 ditë në këtë gjendje që është, pra të ngjeshur me çakëll, ndërkohë që pas 10 ditësh kur ajo do të gjejë një ekuilibër normal, parashikojmë që të investohet edhe me një shtresë asflatike, për ta bërë qarkullimin normal në këtë zonë. Por që në këto ditë të para, po e ritheksoj, që ishte në kushte emergjente, që ne vepruam ditë -natë për ta hapur sa më parë, dhe besoj që ia arritëm qëllimit tonë, sepse më shpejt, nuk mund të bëhej më përpara”.
Kreu i ARRSH tha se ndërtimi i një aksi përfundimtar do të dojë e pakta 60 ditë që të përfundohet. Deri atëherë, sipas tij kalimi në aksin provizor do të jetë plotësisht normal.
Komuniteti i Energjisë: Shqipëria dha mesazh të qartë për dekarbonizimin- Raporti/ Angazhime konkrete, tani vetëm 22-23% përbëhet nga burime të rinovueshme
Vendi ynë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përputhjes me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e eficiencës së energjisë, pasi ka dorëzuar pranë......
A do t’i reduktojnë shqiptarët pushimet në Dubai? Çobo: Deri më tani çdo rezervim është i pezulluar
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme po reflektohen jo vetëm në tregjet ndërkombëtare, por edhe në sektorin e turizmit. Destinacione si Dubai, të preferuara......
A do të përballet Shqipëria me rritje të çmimit të naftës? Ekspertët: Tensionet në Lindjen e Mesme, paralajmërojnë valë të re inflacioni
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme si dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, po shkaktojnë shqetësime edhe në tregjet globale. Si pasojë e tyre, është......
ACRIS, si e ndihmon databaza kërkimin shkencor? Xhelaj: Duhet pasuruar me të dhënat nga universitetet, i shërben rankimit
Qeveria ka miratuar krijimin e Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor, i njohur si ACRIS, një regjistër kombëtar që do të mbledhë dhe......
Bie alarmi, ambasadorja shqiptare në Izrael ndërpret intervistën në SCAN/ Kumbe: Ditë të vështira me KOD TË KUQ, qytetarët tanë të sigurt
“Më duhet të iki, alarmi ..” Ishin këto momentet në SCAN Live, ku Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe, j’u desh të ndërpriste intervistën pas......
Fluturimet Evropë-Azi rrezikojnë të ndërpriten/ Çfarë po ndodh në dy korridoret ajrore të mbetura?
Lidhjet ajrore mes Evropës dhe Azisë kanë arritur nivelin më të lartë të rrezikut të bllokimit. Linjat ajrore janë të alarmuara dhe tani po shqyrtojnë......
Analiza/ Dallimet ekonomike, ku ndryshon 1979 me luftën e sotme? Pse pesha e naftës iraniane është më e vogël sot, por pasiguria më e madhe
Në vitin 1979, një revolucion politik në Iran u kthye në një tronditje ekonomike globale. Pas muajsh protestash masive, Shah-u Mohammad Reza Pahlavi u rrëzua......
52.5% e autoriteteve publike, me transparencë të lartë- Raporti/ 32 institucione në vend “nuk kalojnë klasën”
Më shumë se gjysma e institucioneve publike në vend vlerësohen me transparence të lartë ndaj qytetarëve. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit......


