Nëntë vatra zjarri aktive në vend – MM: Situata më problematike në Gojan–Gjegjan

Njëzet vatra zjarri janë evidentuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 9 prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa një vatër është nën monitorim.
Për përballimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, në mbështetje të të cilave janë vendosur 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Situata më e vështirë paraqitet në Gojan–Gjegjan, Pukë, ku era e fortë dhe terreni i thyer kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave. Prioriteti kryesor është mbrojtja e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve. Në operacion janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë.
Në Mal Milot, Kurbin, zjarri vijon të jetë aktiv, por aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura.
Në Dajt, Tiranë, është evidentuar riaktivizim i vatrës së zjarrit. Operacioni po vijon nga strukturat e MZSH-së, AZM-së dhe Forcave të Armatosura, me mbështetjen e një helikopteri. Sipas të dhënave zyrtare, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Dukat, Vlorë, zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në operacion janë angazhuar forcat vendore dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Aktualisht, banesat nuk janë të rrezikuara.
Në Ballaxhiaj, Memaliaj, zjarri është nën kontroll dhe larg zonave të banuara. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, Policia dhe vullnetarë, ndërsa disa banorë janë evakuuar si masë sigurie.
Vatra aktive janë raportuar gjithashtu në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht. Ndërkohë, zjarri në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe vijon të monitorohet.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në të gjithë territorin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Forcat dhe kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë, si dhe izolimin e vatrave aktive të zjarrit.
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen valutat kryesore
Dollari amerikan është karakterizuar përgjatë kësaj jave nga një rënie e vazhdueshme e vlerës duke e mbyllur atë negativisht teksa ka humbur pikë edhe sot......
Tregu i energjisë, më shumë rol për konsumatorët - Raporti: Nevojitet avancim me komunitetet e energjisë dhe fleksibilitetin
Fuqizimi i konsumatorëve dhe krijimi i mekanizmave që u mundësojnë atyre të marrin një rol aktiv në tregun e energjisë mbeten ndër sfidat për vendet e......
Mbi 1,700 biznese mbrojnë markën tregtare - Rritet ndërgjegjësimi, më shumë aplikime edhe për ripërtëritje
Mbi 1,700 biznese janë pajisur me certifikatë të regjistrimit për markën tregtare, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që......
Shpërblim për uljen e konsumit të energjisë - Autoriteti Rregullator rumun: Mekanizmi i ri sjell një burim shtesë në tregun
Autoriteti Rregullator Rumun i Energjisë (ANRE) tha se ka miratuar një mekanizëm tregu për të paguar konsumatorët e kualifikuar për uljen e përkohshme dhe......
Çmimet e gazit në Evropë janë dyfishuar - Parashikohet se më e keqja ende nuk ka ardhur
Evropa është në mes të një vale tjetër të nxehti veror. Kjo është pjesërisht arsyeja pse dimri që po vjen po duket të jetë i kushtueshëm. Temperaturat rekord......
Lagarde paralajmëron BE - “Kapërceni fragmentimin e tregut, ose humbisni trenin e inteligjencës artificiale”
“Europa e humbi revolucionin e parë digjital dhe nuk mund të përballojë ta humbasë përsëri me inteligjencën artificiale, pasi ajo ka potencialin e plotë për......
I nxehti po ndryshon mënyrën e jetesës - Qyteti i Floridias në Siçili regjistroi 48.8 gradë Celsius në vitin 2021
Pesë vjet më parë, stacioni meteorologjik pranë qytetit siçilian të Floridias regjistroi 48.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht......
Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet - Sipërmarrjet gjermane përballen me vështirësi
187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet.......

