Nënstacion i ri nëntokësor në Tiranë, 22.5 mln euro hua nga BERZH - Malaj: Investimi, pjesë e vizionit për një sistem energjetik modern

Rritja e popullsisë, zhvillimi urban dhe investimet e reja në kryeqytet kanë shtuar kërkesën për energji elektrike. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, OSHEE Group parashikon ndërtimin e një nënstacioni të ri në qendër të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ministri i Financave Petrit Malaj, deklaroi se projekti do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përmes një huaje me vlerë 22.5 milionë euro, për të cilën qeveria shqiptare do të vendosë garanci shtetërore.
“Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështet më konkretisht financimin e projektit për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20 kV të në qendër të Tiranës nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike/OSHEE Group. Ky investim është pjesë e vizionit të qeverisë për ndërtimin e një sistemi energjetik modern, inteligjent dhe të qëndrueshëm, të aftë për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe urbanizimin e shpejtë.Përmes zbatimit të këtij projekti, rrisim sigurinë e furnizimit me energji, përmirësimin cilësor të rrjetit, si dhe përgatisim sistemin për sfidat e dekadës së ardhshme.”
Huaja do të ketë një afat ripagimi prej 10 vitesh, ndërsa norma e interesit do të jetë e ndryshueshme, e përbërë nga Euribori gjashtëmujor dhe një marzh prej 1%.
“Falë reformave dhe investimeve të ndërmarra, humbjet në rrjet janë reduktuar nga rreth 45% (2013) në 16.9% (2025). Ky është një progres i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm, pikërisht për këtë arsye duhet të vazhdojmë me investimet për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit të shpërndarjes. Këtij angazhimi i shërben edhe investimi për të cilin po diskutojmë në këtë seancë. Sa i takon angazhimit në aspektin financiar, marrëveshja është ndërtuar mbi terma të favorshëm, si për OSHEE Group, ashtu edhe për qeverinë shqiptare. Huaja parashikohet në vlerën 22.5 milionë euro, me afat ripagese 10 vite, ndërsa norma e interesit është e ndryshueshme (Euribor 6-mujor dhe një marzh prej 1%).”
Ministri Malaj theksoi se ky projekt do të garantojë furnizim më të sigurt për Tiranën, do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit, do të mbështesë integrimin e energjisë së rinovueshme dhe do ta afrojë më tej sistemin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.
Mbetjet në rritje, riciklimi nuk shënon përparim/ Çdo banor prodhoi mesatarisht 383 kilogramë mbeturina në vitin 2025
Në vitin 2025, në Shqipëri u menaxhuan mbi 900 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 4.5% krahasuar me vitin 2024. Çdo banor gjeneroi mesatarisht......
Pagesat me kartë, drejt tarifave më të ulëta - BSH propozon “tavan" për komisionet që bankat paguajnë për transaksionet me POS
Blerjet me kartë bankare në Shqipëri mund të bëhen më të lira dhe më transparente për konsumatorët e bizneset. Banka e Shqipërisë ka publikuar për konsultim......
Studentët e huaj zgjedhin Shqipërinë për studime/ Të rinjtë nga Italia, Kosova dhe vendet e rajonit dominojnë regjistrimet
Studimet jashtë vendit u ofrojnë studentëve mundësinë të njihen me sisteme të ndryshme arsimore, të pasurojnë përvojën e tyre akademike dhe kulturore, si dhe......
“Blindohet” Turqia për samitin e NATO-s/ Mijëra forca policie në Ankara, ndalohen protestat e koncertet
Më datat 7 dhe 8 korrik, Ankaraja pret liderët e 32 vendeve të aleancës, mes tyre edhe presidentin amerikan Donald Trump. Autoritetet kanë vendosur masa të......
Bizneset marrin më shumë kredi për prona/ Huatë për pasuri të paluajtshme dhe overdraft-et zënë peshën kryesore
Bizneset shqiptare vijuan të rrisin huamarrjen në muajin maj, me fokus kryesisht te pasuritë e paluajtshme dhe financimi afatshkurtër. Sipas të dhënave të......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8 lekë dhe është......
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar Nga Fatos Çoçoli Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor diskutimi i parë publik që lind......
Ari realizon tremujorin më të keq në 13 vjet - Analistët parashikojnë tendencë në rritje në gjysmën e dytë të vitit
Çmimet e arit po vijojnë tendencën negative, ndërsa metali i çmuar mbylli tremujorin më të keq në 13 vjet, gjatë tremujorit të dytë. Në 29 janar të këtij......



