Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 13:26

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit - Rama: Projekti do shërbejë si motor zhvillimi, do të rritet vlera e pronës

Nga Hamit Yzeiraj

Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë

Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit pritet të sjellë zhvillim për bizneset dhe qytetin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe AADF-së, ku morën pjesë kryeministri Rama dhe ministrat Gonxhja dhe Mazniku, u fol për zhvillimin që do të ketë zona përreth.

“Të gjithë vizionin dhe përgatitjen paraprake të punës për transformimin e lagjes mund ta quajmë të mbyllur me këtë partneritet mes qeverisë, bashkisë dhe Fondacionit AADF. Kalaja do shërbejë tashmë si një motor zhvillimi që do të rrisë dhe vlerën e pronave përreth” - shpreh kryeministri Rama.

Ndërkohë, ministri Gonxhja prezantoi projektin, duke u fokusuar në aspektin turistik të tij.

“Tashmë po merren projekte që prekin pjesën e rijetëzimit urban në pikëpamjen e turizmit kulturor, duke sjellë zhvillim të këtyre hapësirave. Ndër vite, zona të trashëgimisë kulturore flinin, dhe ne jemi duke i dhënë rëndësinë e duhur këtyre zonave”- u shpreh ministri Gonxhja.

Ministri Mazniku, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e qyteteve.

“Do të jetë një rrugëtim suksesi për qytetin. Tashmë është fakt që bashkëpunime të tilla kanë sjellë zhvillim të zonave përreth. Qyteti i Vlorës tregoi se si u bë një nga zonat kryesore të turizmit falë projekteve të tilla.”-  theksoi ministri Mazniku.
Kalaja e Elbasanit, si çdo hapësirë tjetër e turizmit kulturor, mirëpret një numër të lartë turistësh.

  Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......