Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2025, 14:11

Nënshkruhet marrëveshja për parkun diellor në Belsh/ Balluku: Energji për 50 mijë qytetarë, më pak karbon në mjedis

Nga Hamit Yzeiraj

Nënshkruhet marrëveshja për parkun diellor në Belsh/

Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi.

Sot ndodhemi këtu me ambasadorin Gonzato për të nënshkruar marrëveshjen për parkun fotovoltaik në Belsh, i cili do të furnizojë me energji 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, duke reduktuar emetimin e dioksidit të karbonit me 50 mijë ton në vit. Nga ana tjetër, kjo është një hap për të futur zona të reja në fushën e energjisë. I gjithë ky proces, mes sektorit publik dhe atij privat, ka sjellë përmirësim të dukshëm financiar dhe të shërbimeve, që do të rriten përmes bashkëpunimit. Bashkimi Europian ka hapur një thirrje për burimet e energjisë së gjelbër. Kemi krijuar një traditë dhe një emër të mirë në tregun ndërkombëtar për sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme,”- tha zëvendëskryeministrja.

Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur gjithashtu se po shqyrtohet mundësia që tokat e pashfrytëzuara në bashkitë e vendit të bëhen pjesë e ankandeve për gjenerimin e energjisë së gjelbër.

Ky është një investim domethënës për Shqipërinë. Ky projekt do të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë dhe është një shembull i një pune të jashtëzakonshme ekipore. Bashkimi Europian është i lumtur që po ndihmon Shqipërinë me grante për transformimin e vendit. Shqipëria po bëhet gati të hapë kapitullin e ‘kartës së gjelbër’ për integrimin rajonal në fushën e energjisë së pastër. Shqipëria është unike në prodhimin 100% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme,”- u shpreh Gonzato.

Sipas ambasadorit Gonzato, qëllimi kryesor i BE-së në Shqipëri është ulja e emetimeve të karbonit dhe rritja e prodhimit të energjisë së qëndrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat