Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë me BERZH, mbështetje financiare në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një Marrëveshje Garancie, qëllimi i së cilës është garantimi i të gjitha detyrimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) merr përsipër në kuadër të Marrëveshjes së Huasë me BERZH-in për “Projektin e Qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
Marrëveshja do të garantojë sigurimin e një huaje afatgjatë me kushte të favorshme, në vlerën 45.75 milionë euro (45,750,000 Euro), e cila synon të rifinancojë kreditë ekzistuese overdraft, me garanci shtetërore, marrë nga bankat e nivelit të dytë në periudhën e krizës energjetike në vend.
Për qeverinë shqiptare, Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj dhe Administratori i OSHEE, z. Enea Karakaçi, ndërsa për BERZH-in nga Zëvendës Presidenti i saj, z. Matteo Patrone, gjatë vizitës së tij në vendin tonë.
Ministri Malaj vlerësoi nënshkrimin e Marrëveshjes dhe mbështetjen e vazhdueshme që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për vendin tonë ndër vite.
“Ky transaksion ofron avantazhe të konsiderueshme. Duke rifinancuar huatë aktuale afatshkurtra në huatë afatgjata nga BERZH, ai mundëson që OSHEE të kthejë kryesimin në këste të menaxhueshme për një periudhë të zgjatur, duke krijuar një profil më të qetë të amortizimit dhe duke reduktuar rrezikun e rifinancimit të borxhit në të ardhmen. Për më tepër, ai ofron kushte financiare më të favorshme, duke çuar në uljen e kostos totale të huasë”, u shpreh z. Malaj.
Nga ana e tij, z. Patrone shprehu kënaqësinë në emër të BERZH për mbështetjen e qëllimeve të modernizimit dhe qëndrueshmërisë së OSHEE-së. “Duke zhbllokuar kapitalin për investime të gjelbra, ne nuk po forcojmë vetëm infrastrukturën e kompanisë, por po hapim gjithashtu rrugën për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme për kompaninë dhe qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh z. Patrone.
Administratori i OSHEE-së, z. Karakaçi theksoi rëndësinë e projektit në fjalë për OSHEE dhe sektorin e energjisë në Shqipëri në përgjithësi. “Ai do të na mundësojë të vazhdojmë përmirësimin dhe modernizimin e shërbimit që ofrojmë për klientët tanë dhe të përmirësojmë besueshmërinë e atij shërbimi, me qëllimin përfundimtar për të siguruar energji të qëndrueshme me çmime të arsyeshme”, tha z. Karakaçi.
Me anë të Marrëveshjes së nënshkruar me BERZH, OSHEE do të forcojë stabilitetin e saj financiar dhe optimizojë strukturën e borxhit, duke siguruar burime financimi më pak të kushtueshme dhe më të qëndrueshme, për të mundësuar financimin e shpenzimeve të rëndësishme kapitale të gjelbërta e të rëndësishme, në zhvillimin, menaxhimin dhe efiçencën e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në Shqipëri.
Nisma është pjesë e angazhimit të Qeverisë Shqiptare dhe BERZH-it për të mbështetur sektorin energjetik dhe për të garantuar një menaxhim më efikas të burimeve financiare, duke rritur qëndrueshmërinë operacionale të OSHEE GROUP dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Sondazh

Publik vs privat, sa u rritën pagat për secilin sektor? Mesatarja arrin në rreth 77 mijë lekë, shteti “udhëheq” ritmin
Sipas statistikave të pagave për tremujorin e fundit të vitit 2024, mund të themi se rroga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në vitin 2024......

Pronarët e bizneseve të vogla të cilit shtet europian punojnë më shumë?
Pronarët e bizneseve të vogla janë shtylla kurrizore e ekonomisë europiane. Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (më pak se 50 punonjës) përbëjnë 99% të totalit të......

Skemat e reja të mbështetjes në bujqësi për 2025-ën - Tarelli: Më shumë përfitues, ja kur çelen fondet IPARD
Kur priten të hapen thirrjet për aplikimet në skemën kombëtare për të përfituar subvencion, drejtori i përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë dhe Zhvillimit......

Si investohen paratë e sigurimit të jetës? - AMF publikon projektrregulloren. Në rast likuidimi, i siguruari kalon në fond tjetër
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e......

Groenlandë, Partia Demokratike triumfon në zgjedhje - Opozita pro-pavarësisë “graduale” fitoi 30% të votave
Partia Demokratike e qendrës së djathtë pro-pavarësisë së Groenlandës fitoi shumicën e votave me pothuajse 30% në zgjedhjet parlamentare, duke arritur një......

BE i kundërpërgjigjet Trump - Vendos paketë hakmarrëse ndaj tarifave amerikane të çelikut, aluminit
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane për importet e çelikut dhe aluminit, duke......

4 rrugë me pagesë, ARRSH platformë për mirëmenaxhimin - Hapet tenderi 120.3 mln lekë, përdorues do të jenë edhe koncesionarët
Teksa rrugët me pagesë pritet të shtohen, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ngrejë një platformë të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin......

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat reflektojnë rënien e popullsisë dhe ndryshimet demografike
Papunësia në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart regjistrohet në 8.8 për qind. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije shifrat nga anketa......