Nëndeklarimi i pagave, ndërtuesit në fokusin e tatimeve/ Kontroll të kontratave të shitjeve dhe burimit të të ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ka filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit. Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni.
“Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, thuhet në njoftimin e fundit të administratës tatimore.
Përmes një letre që ju ka dërguar bizneseve të këtij sektori tatimet i njoftojnë se mos-deklarimi real i rrogës cenon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndaj mund të përballen edhe me hetime të thelluara, madje në fokus të kontrolleve do të jenë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.
Ndërtimi punëson në total 63 mijë persona, numër që është rritur me 20 mijë brenda një dekade, por klasifikohet tek ato fusha të ekonomisë me pagat më të ulëta në vend. Edhe pse prej vitesh raportohet për rritje të rrogave nga vetë ndërtuesit pasi po përballen edhe me mungesë punëtorësh, shifrat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në ndërtim është 68 mijë e 277 lekë, për shkak se ato nëndeklarohen.
Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!
Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një......
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......
Rregulla të reja për tregjet e peshkut- Pr.ligji/ Produktet do të shoqërohen me origjinën dhe kategoritë
Qeveria do të vendosë rregulla të reja për tregjet e produkteve të peshkimit, duke krijuar një mekanizëm të qartë për funksionimin e tij, sipas standardeve......
2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh
Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë. Sipas të dhënave......
Rama me deputetët e PS : Po ndodh diçka tërësisht e re, shteti po merr pjesë në sipërmarrje
Në Shqipëri po ndodh dicka për herë të parë: Shteti po e rrit praninë e tij në sipërmarrje. Kështu u tha kryeministri Rama deputetëve socialist në fjalën......
Cilësia e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE rishikon treguesit, nga numri e kohëzgjatja e ndërprerjeve, te koha e riparimit të defekteve
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e treguesve dhe kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së......
Festat e Nëntorit “nxitën” turizmin ndërshqiptar/ Mbi 22 mijë shqiptarë të Kosovës u akomoduan në vendin tonë
Sipas të dhënave të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për muajin Nëntor 2025, rreth 9,700 vizitorë nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, duke realizuar......


