“Nën vëzhgim, turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore” - Administrata Tatimore në aksion, kontroll te sektorët me risk të lartë

Administrata Tatimore po thellon aksionin për formalizimin e ekonomisë, duke u fokusuar te sektorët me risk të lartë për informalitet. Turizmi, ndërtimi dhe hidrokarburet kanë qenë në qendër të kontrolleve gjatë vitit të fundit, ndërsa autoritetet raportojnë rezultate konkrete.
"Kemi vijuar me punën për sa i përket formalizimit të sektorëve të cilët ne i kemi identifikuar me rrezik. Ka qenë vjet sektori i turizmit, sektori i ndërtimit, por edhe sektori i hidrokarbureve. Dhe të them të drejtën këto nisma që kemi pasur kanë dhënë rezultate konkrete. Pra, ndërgjegjësimi i operatorëve që operojnë në këto sektorë dhe monitorimi në distancë, kryqëzimi i kontrolleve në vend, kanë dhënë rezultate të prekshme. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve do të japë disa detaje në lidhje me këtë, por ajo që dua të theksoj është që si rezultat i qasjes së Administratës Tatimore kemi një rritje të ndjeshme për sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale të paguara, apo të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Gjithashtu kemi një ulje të ndjeshme edhe në fenomenin e deklarimit të pagave minimale në këto sektorë, që në fakt edhe reflekton një realitet më të drejtë për sa i përket tregut të punës. Hapi i radhës do të jetë edhe kontrolli i sektorit mjekësor por edhe atij të kujdesit personal dhe estetik. Është një sektor të cilin ne e kemi identifikuar me rrezik të lartë dhe do të jetë objekt i punës së Administratës Tatimore në muajt në vijim."
Ndërkohë, Administrata Tatimore po përdor gjithnjë e më shumë analiza të avancuara për të identifikuar rastet e mosdeklarimit të të ardhurave, veçanërisht në sektorin e turizmit por jo vetëm.
"Sektori i Turizmit - Administrata tatimore po analizon të dhënat e marra nga platformat Booking dhe Airbnb. Rezultatet tregojnë se:Booking: Rreth 17,000 tatimpagues me rreth 80 milionë euro rezervime.Airbnb: 8,500 tatimpagues me 40 milionë euro rezervime.Pas fazës së sensibilizimit, do të ushtrohen kontrolle për vlerësimin e të ardhurave që nuk janë deklaruar saktë.
Sektori i Shërbimit Mjekësor dhe Kujdesit PersonalËshtë kryer analiza e pagave për rreth 10,000 tatimpagues dhe rreth 45,000 të punësuar.Më 1 prill do të publikohet lista e pagave indikative për këtë sektor.Do të ketë njoftime paraprake për tatimpaguesit dhe kontrolle për ata që nuk reflektojnë këto paga.
Sektori i Tregtisë së Produkteve Bujqësore Fokusi ka qenë në tregjet kryesore ushqimore të vendit.Administrata tatimore do të jetë e pranishme vazhdimisht për informim dhe kontroll."
Sipas Binaj, të dhënat tregojnë për një volum të lartë rezervimesh në platformat ndërkombëtare, ndërsa pas fazës së sensibilizimit pritet të nisin kontrollet për deklarimin e saktë të të ardhurave.
Kur do të ulet akciza e karburanteve? - Ministri Malaj: E zbresim me 8 lekë nëse çmimi i pakicës kalon 220 lekë/litër
Gjatë një konference për mediat së bashku me drejtuesit e administrative tatimore dhe doganore, ministri i Financave, Petrit Malaj, foli për punën që po......
Bizneset do financojnë grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve - Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, kusht për anëtarësimin në BE
Ministria e Mjedisit ka gati 4 projektvendimet, që do i hapin rrugë zbatimit të ligjit “Për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, duke ngarkuar çdo......
Siguria teknike në kantiere, IKMT gjobit 22 subjekte në Tiranë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon me intensitet inspektimin e kantiereve të ndërtimit në të gjithë territorin, me fokus të veçantë......
Cili rrjet social përdoret më shumë në Shqipëri? TikTok mbetet programi më i shkarkuar në nisje të vitit
Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës së përditshme për shumicën e njerëzve, sidomos në një kohë kur trendet e botës virtuale po......
Beja: Doganat drejt inteligjencës artificiale, 112 masa ndaj subjekteve të hidrokarbureve
Administrata doganore po orienton punën drejt përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizës së riskut për të luftuar kontrabandën dhe fenomenet e......
Ilir Binaj: Dixhitalizimi kursen miliona orë pune, fokus i ri te ndërtimi dhe turizmi
Dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të administratës tatimore për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Kështu u shpreh......
Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro më shumë në 2025-2026
Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku financat publike po shndërrohen në një motor real të rritjes. Kështu u shpreh ministri i Financave,......
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Në një takim......


