Negociatat/ Shqipëria i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet - Rama: Fazë të ndërmjetme pas anëtarësimit për plotësimin e kriterit të sigurisë ushqimore

Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i kriterit të sigurisë ushqimore, të plotësohen pas anëtarësimit.
Vendi ka hyrë në fazën më intensive të zhvillimit të negociatave, ndërsa synon që brenda dy vitesh të përmbushë të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për hapjen e vitit të ri kuvendor, Kryeministri Edi Rama ka listuar sfidat për t'u bërë pjesë e tregut evropian prej 450 milionë konsumatorësh. Rama u shpreh se qeveria po negocion me BE për zgjatjen e afateve kohore të realizimit të kushteve, pasi nevojitet më tepër kohë për arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian.
“Në momentin që flasim po negociojmë periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit. Kroacia ka pasur një fazë të ndërmjetme për plotësimin e kritereve mjedisore. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor. Mometalisht jemi të paintegrueshëm ne BE për sigurinë ushqimore dhe duam të sigurojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit për ta plotësuar këtë kriter. Në momentin e anëtarësimit dhe pas periudhës së ndërmjetme, asnjë ushqim nuk do të mund të shitet përveçse në Shqipëri dhe më pas edhe në Shqipëri do të importohet. Të mos shkojmë në ekstremin kur gjithçka që hahet, importohet. 10 vjet duke negociuar me BE shkojnë shpejt”, tha Rama.
Ndërkohë, Kryeministri rislloi edhe një herë në vëmendje nevojën për modernizimin e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
“Kemi kohë që themi se administrata e Kuvendit duhet të modernizohet dhe të përjetojë një transformim teknologjik. Duhet të vendosim edhe piketat për një kalendar të qartë për godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Duhet të fillojmë punën në territor. Ribraktisja e territorit si në të kaluarën nuk duhet të jetë një opsion për këtë grup parlamentar”, theksoi Kryeministri.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist u diskutuan sfidat që ka hasur grupi në sesionin e parë të legjislaturës dhe u vendosën piketat e përbashkëta për punën këtë vit.
Nëntori solli rritje të fortë të vizitorëve/ 30% më shumë turistë dhe netëqëndrime gjatë këtij muaji
Muaji nëntor ka konfirmuar vazhdimësinë e trendit rritës të turizmit në Shqipëri, duke reflektuar një sezon gjithnjë e më të zgjatur dhe interes në rritje......
Gjoba deri 3 mijë euro për donacionet dhe sponsorizimet - Detyrim, publikimi i kontratave dhe deklarimi në Regjistër
Çdo individ apo kompani që bën donacione dhe sponsorizime të ndryshme për institucione publike apo organizata jofitimprurëse, në fusha si arti, sporti dhe......
Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin
Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV......
Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë javë në vlera relativisht konstante teksa është blerë......
Skemë e re për sigurimin në bujqësi - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Garanton qëndrueshmëri ekonomike
Përmbytjet e fundit në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët dhe blegtorët, duke u kthyer në një fenomen të përvitshëm që faturohet tek......
Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania
Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi......
Spanja më e kërkuara, rekord turistësh - Vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, turizmi 13% e GDP
Spanja pret një rritje në turizëm gjatë vitit 2026, pasi shënoi një rekord prej 97 milionë turistësh vitin e kaluar, tha për mediat Ministri i Turizmit Jordi......
Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti 7.8 mld euro, do t’u pergjigjet shqëtësimeve konsumatore
Amazon Web Service lançoi një shërbim të ri cloud të vendosur tërësisht në Europë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të përdoruesve në lidhje me sigurinë e të......


