“Negociatat për 3 kapituj me BE, drejt mbylljes” - Kryenegociatorja: Marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, më të avancuarit

Për kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbylljen e negociatave me BE. Kështu është shprehur Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa shtoi ndër të tjera se Shqipëria ka arritur një stad të avancuar edhe për 7 kapituj të tjerë.
“Jemi fokusuar në 10 kapitujt e parë ku punojmë për 27 kushte të mbylljes së negociatave, më praktikisht për 3 nga këto kapituj mendojmë se i kemi përmbushur teknikisht të gjitha kushtet, sigurisht të gjitha masat e marra i janë transmetuar Komisionit Evropian dhe jemi në pritje të vlerësimit nga ana e tyre, por në një stad të avancuar janë edhe 7 kapituj të tjerë. Më saktë 3 kapituj ose 3 fusha ku kemi përfunduar punën, teknikisht gjithmonë flasim, për kushtet për mbylljen e negociatave janë kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë, kapitulli 25 për kërkimin shkencor dhe kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën, ndërsa në kapitujt e tjerë vazhdon puna intensive”, u shpreh Dhuka.
Për sa i përket grupkapitullit të parë “Themelorët” ose bazat e anëtarësimit, i cili është grupkapitulli që hapet i pari dhe mbyllet i fundit, Dhuka tha se për dy kapituj, njëri mbi gjyqësorin dhe të drejtat themelore, e tjetri mbi drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, po diskutohen kushtet për mbylljen e negociatave.
“Shqipëria punoi për të plotësuar 24 kushte të ndërmjetme në lidhje me fushën e sigurisë dhe drejtësisë, ndryshe e thënë kishin të bënin me 92 drejtime prioritare veprimi, të cilat u plotësuan në një masë shumë të gjerë. Kjo ka përfunduar në fund të janarit, në fillim të shkurtit të këtij viti, Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv, mirënjohjen e progresit nga Komisioni Evropian dhe aktualisht siç jeni në dijeni vazhdon diskutimi midis 27 vendeve anëtare në Këshillin e vendeve anëtare në lidhje me së pari është shqyrtuar raporti i progresit të Shqipërisë dhe së dyti po diskutohen kushtet për mbylljen e negociatave dhe për dy kapituj, 23 dhe 24, 23 është drejtësia dhe 24 siguria”, tha ajo.
Bashkimi Evropian i ka paraqitur Shqipërisë 101 kushte (piketa) për mbylljen e negociatave për grupkapitujt. Grupkapitulli mbi Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme, i cili ka në fokus mjedisin, është më sfiduesi dhe përmban numrin më të madh të kushteve për mbyllje, 22.
Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të......
Kontroll skemave iraniane të pastrimit të parave - Thesari Amerikan u kërkon bankave vendase të rrisin vëmendjen
Në një përpjekje për të çmontuar sistemet e sofistikuara financiare të përdorura nga Irani për të anashkaluar kufizimet tregtare ndërkombëtare dhe për të......
Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/ Gjatë muajit prill u kryen mbi 44 milionë transaksione
Platforma qeveritare e-Albania vijon të mbetet një nga mjetet kryesore të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike online. Gjatë muajit prill 2026,......
AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje......
Ku punohet më shumë gjatë fundjavave? - Kryesojnë vendet e Ballkanit dhe Mesdheut
Më shumë se një në pesë punëtorë në të gjithë Evropën, 21.3%, punojnë rregullisht me turne të shtunave dhe të dielave, sipas të dhënave të fundit të......
Deri 2.5 milionë lekë për mbështetjen e bizneseve - AIDA hap thirrjen për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen ndjeshëm Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga dita që lamë pas teksa është blerë me 80.7 lekë dhe është shitur......
Kriza e kostos së jetesës në Britani - Familjet, të shqetësuara për ndikimin e luftës në financat personale
Familjet britanike po përgatiten për një krizë të re të kostos së jetesës, pasi ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ul besimin në ekonomi dhe financat......


