Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë

Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat ekonomike të ndërmarra vitet e fundit.
Dokumenti i Komitetit për Punët e Jashtme, përshëndet hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave brenda 13 muajve, duke e cilësuar këtë një zhvillim domethënës në rrugën drejt anëtarësimit. Raporti merr në konsideratë edhe objektivin e institucioneve shqiptare për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027, por thekson se ky ritëm duhet të shoqërohet me zbatim real dhe të qendrueshëm të reformave.
Nëplanin ekonomik, draft-raporti evidenton përfshirjen e vendit tonë në planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe aksesin në instrumentet e reja financiare të BE.
Parlamenti Europian Përshëndet ndihmën financiare dhe teknike të BE-së për Shqipërinë në kuadër të IPA III dhe Reform and Growth Facility, dhe thekson se kjo mbështetje duhet të lidhet ngushtë me zbatimin konkret të reformave dhe rezultatet e matshme.
Sipas Parlamentit Europian, këto fonde përbëjnë një mundësi strategjike për modernizimin e ekonomisë shqiptare, forcimin e konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e harmonizimit me kornizën ligjore të BAshkimit Europian.
Megjithatë, raporti nënvizon se përfitimi I plotë nga fondet europiane lidhet drejtpërdrejt me përparimin e matshëm në reforma strukturore. Reduktimi I informalitetit, përmirësimi I klimës së biznesit, rritja e produktivitetit dhe forcimi I administratës publike në bazë të meritës, konsiderohen thelbësore për konsolidimin ekonomik.
Një tjetër element i theksuar është rëndësia e dialogut social dhe funksionimi efektiv i mekanizmave trepalësh ndërmjet qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave, si pjesë e standardeve europiane të tregut të punës.
Në aspektin e integrimit, Parlamenti Europian vlerëson përputhjen e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke e konsideruar këtë një tregues të qartë të orientimit strategjik të vendit.
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......
Në cilin vend të BE u rritën më shumë çmimet? - Vitin e kaluar kryesoi Rumania me 6,7%. Franca, tregu më i qëndrueshëm
Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Bashkimin Evropian shënuan një rritje mesatare prej 2.8%, megjithatë, pamja e përgjithshme fsheh divergjenca të forta......
Ushqimet “Made in Albania” në tregjet e huaja/ Rënie e fortë te mishi dhe zarzavatet, por rritje dyshifrore te përpunimi ushqimor
Eksportet e ushqimeve në janar 2026 kontribuan me 0.3 pikë përqindje në rënien totale prej 4.5% të eksporteve. Analiza sipas kapitujve tregon se goditja më e......
Transfertat e Shqipërisë në euro, sot 95% më lirë! - Para SEPA, kostot e pagesave ndërkufitare ishin deri 17 herë më të larta se BE
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka sjellë një transformim të ndjeshëm në kostot e transfertave ndërkufitare në euro, duke i afruar ato me standardet e......
Sot, takimi inaugurues i Bordit të Paqes - Kryeministri Rama, në SHBA për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë sot takimin e parë të themelimit të Bordit të Paqes. Delegacione nga 47 vende plus Bashkimi Evropian......
Depozitat e energjisë, KESH bashkëpunim me francezët - Në fokus, zhvillimi i kapaciteteve të ruajtjes. Integrim në infrastrukturën ekzistuese
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim për......
Sa kushton shërbimi postar? Shqipëria mes vendeve me tarifa të përballueshme në Europë
Kostot postare ndryshojnë nga një vend në tjetrin, në varësi të peshës, distancës apo llojit të dërgesës. Megjithatë, nëse merret në konsideratë një objekt......


