Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2025, 15:15

“Në verë preferohet autobusi”-Zani: Biletat low-cost të kompanive ajrore rrisin konkurrencën

Nga Hamit Yzeiraj

“Në verë preferohet autobusi”-Zani: Biletat low-cost

Edhe pse numri i hyrjeve nga Shqipëria në pikat kufitare tokësore greke u ul gjatë vitit të kaluar, në tre muajt e verës pati një rritje të lehtë. Nga ana tjetër, qarkullimi ajror mes Shqipërisë dhe Greqisë shënoi rritje të konsiderueshme në fillim dhe në fund të vitit.

“Edhe pse biletat low-cost të kompanive ajrore që operojnë në aeroportin e Rinasit po konkurrojnë gjithnjë e më shumë me qarkullimin rrugor, gjatë verës preferohet më shumë udhëtimi me autobus, pasi çmimi mbetet konstant dhe destinacionet janë fikse. Nëse biletat e avionit nuk rezervohen të paktën një muaj më parë, çmimi rritet, duke e bërë më pak të leverdishëm këtë opsion për udhëtarët.”

Pavarësisht rritjes së lehtë të qarkullimit gjatë muajve të verës, biletat low-cost po bëhen gjithnjë e më të preferuara për udhëtimin ajror.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat