Në Tiranë, u hapën 435 më pak biznese se vjet - Cilat kategori të subjekteve ulën “qepenat” në 9 muaj?
Të dhënat e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, të përpunuara nga Scan Tv, tregojnë se në periudhën 9-mujore të këtij viti, në kryeqytet janë hapur rreth 435 subjekte më pak, se e njëjta periudhë krahasuar me vitin e kaluar.
Referuar të dhënave, në periudhën 9-mujore të vitit 2023, gjithsej janë hapur 4473 subjekte në total, por nga janari deri në shtator të këtij viti, janë hapur 4038 biznese gjithsej.
Por cilat janë aktivitetet që hapen më së shumti?
Referuar të njëjtave të dhëna, kryesisht në 9 muajt e këtij viti janë hapur më shumë njësi shërbimi ku janë 1853 në total, më pas shitjet me pakicë 1029 në total, transport me 357 subjekte etj.
Por si paraqitet situata në subjektet e mbyllura në kryeqytet?
Edhe për subjektet e mbyllura, në periudhën 9 mujore të këtij viti, janë mbyllur 228 biznese më pak se periudha paralele e vitit të kaluar.
Vitin që lamë pas në periudhën 9 mujore janë mbyllur në Tiranë 1497 biznese, ndërsa në 9 muajt e këtij viti janë mbyllur 1269 subjekte në total.
Ndër aktivitetet të cilët janë prekur më shumë nga mbyllja e qepenave kryesojnë njësitë e shërbimit me 125 në total, shitjet me pakicë me 86 në total etj.
Sondazh

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” - Manastirliu: Përmban 120 mijë fjalë, dëshmi e kulturës sonë shprehimore
Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u prezantua “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe,” një......

Një goditje e madhe për tregun europian - Prodhuesi më i madh i baterive EV në Europë shpall falimentin!
Prodhuesi suedez i qelizave të baterive Northvolt AB, i cili prodhon bateri për automjetet elektrike (EV), ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për......

Çfarë opsionesh po diskutohen për skemën e re të pensioneve? Nga bonuset te rritja e moshës e shtylla publik-privat
Zëvendësministrja e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi në emisionin ‘DATAROOM’ në SCAN arsyen se pse për pensionistët ekzistues, u......

Qeveria greke harton pr.buxhetin 2025 - Pritet të votohet në parlament të dielën më 15 dhjetor
Qeveria greke ka depozituar për diskutim në Parlament projektbuxhetin e vitit 2025, që pritet të miratohet të dielën e 15 dhjetorit. Ky dokument parashikon......

Kërkohen më shumë pika karikimi për automjetet elektrike - Rritja e importit ka nxitur kërkesën nga institucionet dhe jo vetëm
Rritja e shpejtë e numrit të makinave elektrike gjatë vitit 2024 ka sjellë një nevojë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë......

Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA - Ekspertët: Hap pozitiv në rrugën e integrimit në BE, përfitojnë edhe turistët
Anëtarësimi zyrtarisht i Shqipërisë në SEPA, që është zona e vetme e pagesave në Euro, përkthehet në kohë më të shpejtë dhe kosto më të ulëta për......

Bizneset, si zgjidhet furnizuesi i energjisë - ERE ka licencuar 34 kompani në ofrimin e shërbimit, detajet e kontratës
Teksa tregu i liberalizuar i energjisë do të zgjerohet me 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, aktualisht janë 34 subjekte, që ofrojnë shërbimin e......

A do të vjedhë Trump kurorën e kriptove të BE-së?
Ligjet e reja shumë të lëvduara të BE-së për kriptomonedhat do të hyjnë në fuqi brenda pak javësh, por ligjvënësit e Brukselit tashmë po pyesin nëse do të......