Në tetor u adresuan 115 ankesa për procedura tenderuese - KPP në 97 vendime, zgjidhi 127 ankimime të operatorëve ekonomikë
Ankesat e Operatorëve Ekonomik drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik janë regjistruar në 115 për muajin tetor të këtij viti. Por si janë ndarë?
Referuar Buletinit Mujor, ankesat sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, ndahen në 53 për Dokumentet Standarde të Tenderit, 61 për Vlerësim Ofertash dhe një e pakategorizuar.
Ndërsa, për ato ankesa të cilat adresohen sipas llojit të kontratës, në të njëjta të dhëna raportohet se 10 janë për punë publike, 71 për mall dhe 33 për shërbime. Por ndryshe nga 9 muajt e kaluar, në tetor është adresuar dhe një ankesë për lejet minerare.
Duke i klasifikuar sipas qarqeve, harta e ankesave përqëndrohet më tepër në qarkun e tiranës ku janë regjistruar 88 ankesa nga Operatorët Ekonomikë, më pas Qarku i Fierit ka gjithsej 7 ankesa, ai i Elbasanit dhe Shkodrës nga 4 përkatësisht. Qarku i Korçës dhe Dibrës nga 3 ankesa përkatësisht, dhe nga 2 të tilla kanë regjistruar qarku i Lezhës dhe Vlorës. Vetëm nga një ankesë kanë qarku i Beratit dhe Gjirokastrës.
Në 97 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik, janë shqyrtuar dhe u është dhënë zgjidhje 127 ankesave të paraqitura nga operatorët ekonomikë.
Për muajin tetor, tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi janë mbi 20 milionë lekë, ndërsa tarifa të kthyera operatorëve ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë rreth 12.2 milionë lekë. Ndërkohë për t’u derdhur në buxhetin e shtetit janë 11.2 milionë lekë tarifa financiare.
Sondazh

Shqipëri-Kosovë, në një Kuvend të përbashkët - Rama: Duam që Republika e Kosovës të njihet një orë e më parë
Në Prishtinë u mbajt seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, i Shqipërisë dhe i Kosovës. Në këtë seancë ishin të pranishëm 130 deputetë, si dhe Kryeministrat,......

Çmimet e gazit natyror, 40% më të larta - Temperaturat e ulëta dhe pasiguritë gjeopolitike, ndër faktorët kryesorë
Çmimet e gazit natyror u rritën në nivelin më të lartë të dy viteve për shkak të shqetësimeve për një dimër të ftohtë, pasiguritë gjeopolitike dhe kufizimet......

Kosova mbetet tregu kryesor për Shqipërinë/ Tregtia me rajonin në 11 muaj, bilanc negativ me Serbinë
Shqipëria, si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndër vite ka zhvilluar lidhje të forta tregtare me vendet fqinje. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......

Licencohen 253.14 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 16 licenca të reja gjatë vitit 2024
Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i......

Popullsia, Shqipëri vs Kosovë/ Krahasim i karakteristikave demografike dhe sociale
Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë karakteristika të ngjashme për shkak të lidhjeve të forta historike dhe etnike, por gjithashtu përballen me sfida dhe......

Zbulohet skema e pastrimit të 11 mln eurove - Hetimi Tatimor: U zhvillua në Shqipëri dhe u transferuan në Kanada
Zbulohet në Tiranë një skemë e pastrimit të 11 mln eurove nga shoqëri fiktive në Shqipëri drejt Kanadasë. Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e......

“Progresi i Evropës në IA, i pamjaftueshëm” - Raporti thekson vështirësitë e BE-së për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Një raport i fundit nga Zyra Parlamentare e Francës për Vlerësimin Shkencor dhe Teknologjik ka ngritur shqetësime në lidhje me aftësinë e Evropës për të......

Rritet me 71 mijë numri i deklaratave në kanalin jeshil - Objektivi/ Ulen kostot dhe reduktohet koha e zhdoganimit për bizneset
Në tre vitet e ardhshme parashikohen më shumë lehtësi për bizneset importuese dhe eksportuese sa i takon kohës që shpenzojnë në procesimin e deklaratave......