Shqipëria Postuar më 17 Qershor 2025, 11:20

“Në Shqipëri qarkulluan 453 mld lekë në muajin maj” - Shifrat e Bankës Qendrore: Rritja ka qenë e qendrueshme

Nga Ledina Elezi

“Në Shqipëri qarkulluan 453 mld lekë në muajin

Raporti midis parasë në qarkullim dhe asaj jashtë bankave vijon të thellohet. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka Qendrore, në Shqipëri qarkullojnë 453 miliardë lekë ose e thënë ndryshe 4.5 miliardë euro.

Paraja në qarkullim përfshin totalin e kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë, të cilat përdoren nga qytetarët për të kryer pagesa të ndryshme në mënyrë fizike, ndërsa përfshin edhe një pjesë të parave të mbajtura në bankat tregtare, me përjashtim të parave që ndodhen në depozita.

Nëse bëjmë një krahasim midis vlerës së parasë totale në qarkullim dhe parasë jashtë bankave, atëherë kuptojmë që 96% e parasë në qarkullim është jashtë sistemit bankar. Statistikat zyrtare tregojnë se në muajin prill, në Shqipëri qarkullonin 429 miliardë lekë ose e thënë ndryshe 4.3 miliardë euro jashtë bankave, një rënie e lehtë me 0.1% vlerësuar me muajin mars.

Pavarësisht se në këtë përllogaritje nuk përfshihen kursimet që qytetarët mbajnë në depozita, nuk mohohet dot fakti se ne vijojmë të jemi një ekonomi shumë e varur nga cash-i.

Rritja e parasë në qarkullim ka qenë më e qëndrueshme. Në maj kemi pasur një rritje me 1.3% në krahasim me muajin prill.

Nga ana tjetër, agregati M3 që është treguesi më i gjerë i parasë në qarkullim dhe përfshin cash-in fizik, llogaritë rrjedhëse, depozitat apo dhe instrumentet e tregtueshme, rezulton 1.8 trilionë lekë ose 18 miliardë euro. Paraja jashtë bankave përbën 23.8% të këtij totali.

Për zvogëlimin e parasë fizike në ekonomi, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh vitet e fundit. Sipas Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, gjatë këtij viti pritet të ulen komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe tatimpaguesve, ndërsa do të vendosen limite për pagesat cash për individët. Ndërkohë, vitin e ardhshëm mund të nisë zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta.

Për nxitjen e pagesave elektronike, Mastercard ka nisur së fundmi edhe zbatimin e një programi në Shqipëri që përfshin dhënien e terminaleve POS falas për bizneset, duke zbutur kështu kostot e tyre.

 

 

 

Shqipëria 17 Qershor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari dhe Paundi!

Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që e ka shoqëruar përgjatë kësaj periudhë duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat