"Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake"-Nënshkruhet marrëveshja midis KAYO dhe Fincantieri
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në këtë takim gjithashtu u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese "Libra" në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij tha se kjo është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Dua të falenderoj veçanërisht edhe të gjithë skuadrën ushtarake që ka ardhur nga Italia për këtë demostrim të një bujarie të madhe, të një miqësie të madhe, të një respekti të thellë; dua të falenderoj veçanërisht kreun e palës ushtarake për mikpritjen dhe për kujtimin e bukur që do ta marr me vete për “xhevahirin’’ këtu afër, të anijes së marinës italiane. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh një mundësi të tillë dhe faleminderit, Guido që më tregove një tjetër muze Italian, por këtë herë në det dhe jo në tokë. Është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe dua të shpresoj që ushtarakët tanë, që kreu i forcave të marinës shqiptare të jenë të gëzuar. E di që “oreksi vjen duke ngrënë’’, por ndërkohë duhet shijuar “kjo pjatë e madhe bujarie dhe mirësie’’ nga ana e Italisë.” – u shpreh kryeministri Rama në përshëndetjen e tij.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se do të jetë një bashkëpunim jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe për pjesën tregtare
'Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij Ficantieri-t dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e PashëAlimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.'-tha Vengu.
Ministri Italian i Mbrojtjes, Crosetto, në fjalën e tij pas nënshkrimit të dy dokumenteve tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese.
"Shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona, ashtu si edhe në bashkëpunimin mes forcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kuptojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat",- tha Crosetto.
Sondazh

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh
Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania......

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey,......

Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret - Metoda e re identifikon vatrat e mundshme, analizon faktorët e rrezikut
Një institut evropian i kërkimit klimatik po përdor inteligjencën artificiale (IA) për të parashikuar më saktë probabilitetin e zjarreve në të gjithë......

“Skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën” - Rama: Porti i Durrësit do të jetë me nivelin më të lartë të teknologjisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar......

Evropa regjistron marsin më të ngrohtë në histori - Ndryshimet klimatike rritën temperaturat, shkaktuan përmbytje e thatësira
Evropa përjetoi marsin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimet klimatike vazhdojnë t'i shtyjnë temperaturat në nivele të......

“Integrimi në BE, vetëm përmes reformave” - Kallas: Duhet bashkëpunim me të gjitha palët, Rama: Të mbyllim negociatat në 2027
“Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian, por nuk ka rrugë të shkurtër veç zbatimit të reformave”. Nga Tirana, shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas......

Balluku: Së shpejti paraqesim projektin e Hekurudhës së Kombit
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja e nënshkruar me BEI për financimin e......

“Shqipëria, më afër BE-së” - Dialogu për sigurinë, Hasani: Pasqyron progresin e vendit
U zhvillua sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh......