Në SEPA nga 7 tetori, Guvernatori Sejko: Dërgesa më të lira në euro kudo në Evropë
Vendi ynë bëhet zyrtarisht dhe efektivisht pjesë e sistemit europian të pagesave, SEPA më 7 tetor. Të gjitha bankat tregtare janë pjesë e këtij sistemi të pagesave ndërkufitare në euro.
Me një mesazh në rrjetet sociale Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka paraprirë këtë hap të rëndësishëm duke deklaruar se nga ky mekanizëm i ri, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të përfitojnë ndjeshëm nga ulja e kostove të transferimeve të parasë në euro.
“Me SEPA, dërgesat e parave janë të shpejta, të sigurta dhe më të lira. Ato mund të bëhen nga kudo në Evropë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa, procese të ndërlikuara apo tarifa të lartë për transferimet ndërkufitare të Euros”, shprehet Sejko.
Përmes SEPA-s, transaksionet ndërkufitare brenda zonës tarifohen njësoj si ato të brendshme, duke eliminuar tarifat shtesë dhe duke reduktuar kohën e përpunimit të pagesave në euro.
Për të kryer pagesa nëpërmjet SEPA, duhet të plotësohen dy kushte kryesore: Dërguesi dhe pranuesi i transferimit duhet të jenë nga vendet anëtare të SEPA dhe transaksioni duhet të kryhet me monedhën euro.
LINK:
https://www.facebook.com/reel/764833253027975

MET Group zgjeron praninë rajonale me hyrjen në tregun e Shqipërisë
Baar (Zvicër), 25 Shtator 2025 – Kompania zvicerane MET Group njofton hyrjen në tregun energjetik shqiptar përmes degës së re me seli në Tiranë, MET Albania.......

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme!
Dogana Shqiptare njofton se Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar disa raste bllokimi të......

Rritet energjia e tregtuar në Bursën Shqiptare/ 8-mujori shënoi shtrenjtim edhe të çmimeve, vlera e transaksioneve arriti 141 mln euro
Rreth 1.2 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 8-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......

Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - National Cyber Security Index: Që nga viti 2023 u rritëm me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National......

Italia “pushton” Shqipërinë me investime - Pasuritë e paluajtshme, sektori më tërheqës me 149 mln euro në tremujorin e dytë
Italia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, me 44 milion euro, duke rrëzuar nga froni Turqinë, e cila......

Rreth 9 milionë të huaj hynë në Shqipëri/ 8-mujori, dominon turizmi Europian. Rriten vizitat e biznesit
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, muaji gusht ka sjellë një fluks të lartë hyrjesh nga territori i Shqipërisë. Gjatë......

Izraeli, India dhe Egjipti “zgjedhin” Shqipërinë/ Vendet me rritjen më të lartë të numrit të hyrjeve për 8-mujorin e vitit 2025
Shqipëria po vijon të përjetojë suksesin e ri turistik me shifra që tregojnë jo vetëm rritje të përgjithshme, por edhe zhvillime të veçanta që e bëjnë......

Rekord konsumi i karburantit, “bie” birra/ 8-mujori, u importuan më shumë kafe dhe cigare!
Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht......