Në rrugët e Shqipërisë bëjnë “paradë” makinat e vjetra - DPSHTRR: Janar- Prill 2025, mbi 21 mijë mjete s’kaluan kontrollin teknik
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- prill 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 81.199 mjete, nga të cilat janë 87.05% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 deri në 8+1 vende;
Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR 21,904 mjete kanë ngelur në testim ose 27% e totalit të mjeteve, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Kryesisht, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale 35%; probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave 33%; defekte në sistemin e drejtimit 13% dhe defekte në sistemin e frenimit 19%.
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e kontrolleve 36% janë kryer pranë qendrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë, duke reflektuar dhe pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Ndërsa, numri me numrin më të ulët të numrit të mjeteve të testuara e ka qarku i Gjirokastrës, me 1.552 mjete që i janë nështruar kontrollit teknik.
Një tjetër element i rëndësishëm që vihet re është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë periudhës janar- prill 2025 janë çregjistruar përgjithmonë 2.541 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare. Ky indikator tregon domosdoshmërinë për rinovimin e flotës rrugore në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gjithashtu thekson se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo manipulim tjetër, pasi këto praktika janë një kërcënim për sigurinë rrugore.
Gjithashtu, rezervimet për kontroll teknik qytetarët mund t’i kryejnë përmes portalit e-Albania.
Sondazh

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në......

Kompanitë evropiane “ringrihen” mes tensioneve tregtare - Fitimet e korporatave priten të rriten me 2.3% në tremujorin e parë
Fitimet e korporatave evropiane pritet të rriten me 2.3% në tremujorin e parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Më shumë se gjysma e kompanive kanë......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Rikuperon Franga zvicerane!
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë mëngjes negativisht duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 86.1 lekë dhe është shitur me......

Dërgimi dhe marrja e parave tani kërkon vetëm një numër telefoni ose kartë: Shërbimi Visa Direct tani i disponueshëm në tregun tonë
Ndërsa tregu global i pagesave në kohë reale vazhdon të rritet dhe pritet të arrijë vlerën prej 34.16 miliardë dollarësh deri në fund të këtij viti, Visa ka......

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë - Marrëveshja dypalëshe siguron 6 miliardë euro investime
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar që përfshin investime prej rreth 6 miliardë eurosh. Këto investime do......

Spanja bllokon mbi 65,000 prona në Airbnb - Qeveria synon të ndalë krizën e strehimit në vend
Spanja ka urdhëruar heqjen e mbi 65,000 pronave të listuara në Airbnb që shkelin rregullat e platformës. Ky vendim synon të ngadalësojë krizën e strehimit në......

“Memorandum për përmirësimin e auditimit” - Sejko dhe Malaj në Konferencën Rajonale: Të linjëzohemi me praktikat ndërkombëtare
Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet audituesve të brendshëm, të jashtëm dhe autoriteteve, ndarja e ekspertizës ndërmjet tyre, si dhe i praktikave më të mira......

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve - Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë, rrugë alternative 13.8 km me kalim pa pagesë
Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen e punimeve,......