Në pension 67 vjeç jo në 2056, por më herët - Manjani: Nuk rrisim moshën. Do përshpejtojmë vënien në zbatim të skemës së 2015-ës
Qeveria ka mohuar mundësinë e rritjes së moshës së daljes në pension, por ka paralajmëruar që barazimi i moshës në 67 vjeç si për burrat dhe për gratë të mos ndodhë në vitin 2056 siç përcakton skema aktuale, por të bëhet me herët.
Nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ku edhe u diskutua mbi buxhetin për sigurimet shoqërore për vitin e ardhshëm Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani tha se është propozuar përshpejtim i vëniës në zbatim të rritjes së moshës për pension, por pa dhënë më shumë informacion, se në çfarë viti do të bëhet dalja në moshën 67 vjeç për burrat dhe për gratë.
“Për propozimin që ka ardhur nga Banka Botërore për rritjen e moshës së pensionit, ne jemi kategorisht kundër. Ne nuk duam që të rritet më tej mosha e pensionit, pavarësisht se institucionet ndërkombëtare këmbëngulin, për shkak se edhe plakja e popullsisë po vjen me ritme të shpejta dhe duhet të ketë më shumë vite kontribute me qëllim që të përfitohet një pension më i lartë. Gjithsesi, kemi propozuar përshpejtimin e vënies në zbatim të rritjes së moshës së pensioneve, pra të mos jetë viti 2056 kur do të ketë një barazim të tyre.”
Aktualisht mosha e daljes në pension për gratë është 61 vjeç e 8 muaj ndërsa për të përfituar pension të plotë duhet të plotësohen 38 vite e 4 muaj periudhë kontributive. Pas reformimit të skemës në 2015-n mosha e daljes në pension për gratë ka ndryshuar, duke njohur një rritje me 2 muaj vit pas viti. Formula e zyrtarizuar thuajse një dekadë më parë përcakton, që në vitin 2044 mosha e daljes në pension për gratë të jetë 65 vjeç për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056.
Ndërsa, për burrat mosha e daljes në pension është 65 vjeç dhe mbetet e tillë deri në vitin 2032. Pas këtij viti edhe mosha e daljes në pension për burrat do të nis të rritet eme 1 muaj çdo vit. Thënë kështu në vitin 2033, për të përfituar pension pleqërie krahas periudhës kontributive që do të jetë 40 vite duhet të plotësohet edhe kriteri moshor që është 65 vjeç e një muaj.
Qëllimi i skemës është barazimi i moshës së daljes në pension mes burrave dhe grave, në 67 vjeç në vitin 2056.
Por, zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar një përshpejtim të këtij pragu ç'ka nënkupton se rritja e moshës së daljes në pension në 67 vjeç mund të ndodh më herët.
Prej thuajse një vit, në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore Qeveria ka nisur rishikimin e skemës aktuale të pensioneve, megjithatë mbeten ende me pikëpyetje shtyllat ku do të ndërhyhet.
Sondazh

Dita e fundit për vetëdeklarimin e pagave - Nga nesër tatimorët nisin kontrollet në bizneset me risk
E mërkura e 20 nëntorit është dita e fundit për të gjitha bizneset, të cilat kanë rezultuar si subjekte me risk në fushën e informalitetit të pagave, që të......

Lezha, ndërhyrje emergjente në 10 ura e prita malore - Hapet tenderi për parandalimin e pasojave të reshjeve
Bashkia e Lezhës ka shpallur tenderin për studim e projektim për ndërhyrje emergjente dhe parandalimi ndaj pasojave që mund të sjellin reshjet e shumta të......

Italia rikuperon artefakte etruske me vlerë 8 milionë euro të destinuara për tregun e zi! (FOTOT)
Autoritetet italiane kanë njoftuar sekuestrimin e një gërmimi të paligjshëm të një varrimi etrusk në rajonin qendror të Umbria dhe po hetojnë dy persona për......

Kukësi dhe Dibra ruajnë traditën, "bastionet" e shtëpive private / Gati 60% e pallateve në Shqipëri janë të përqëndruara në Tiranë dhe Vlorë
Në Shqipëri, urbanizimi ka qenë një proces dinamik në dekadat e fundit. Nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90 deri në ditët e sotme, ndërtimi i......

Pse shqiptarët po rrisin kërkesën për gurë të çmuar? Rreth 4.9 miliardë lekë importe përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Tetor, u importuan 4.9 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër......

Pas francezëve, radha e britanikëve - Mijëra fermerë në protestë kundër rritjes së taksës së trashëgimisë!
Mijëra fermerë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur taksën e trashëgimisë në......

Bitcoin arrin rekordin e 90,000 dollarëve - Vijon euforia pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Bitcoin u tregtua në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me......

Rriten valutat kryesore – Sa këmbehen sot Dollari dhe Euro?
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi në raport me ditën djeshme është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......