Shqipëria Postuar më 27 Janar 2026, 13:13

Në një vit, në KPP u adresuan mbi 1 mijë ankesa - Për 2025, depozitohen 70.5 mln lekë tarifa financiare në buxhet

Nga Diamila Leka

Në një vit, në KPP u adresuan mbi 1 mijë ankesa - Për

Muaji dhjetor u mbyll me 92 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat, sipas të dhënave të Buletinit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Duke llogaritur, në vitin 2025 u adresuan 1197 ankesa gjithsej për tenderat.

Në muajin që lamë pas, ankesa në fazën e procesit janë depozituar 32 për Dokumentet Standarde të Tenderit, Dhe 60 për Vlerësim ofertash. Ndërsa duke i ndarë sipas llojit të kontratës, më shumë ankesa janë për mall të cilat janë 64 të tilla, 18 për shërbime dhe vetëm 10 për punë.

Sipas buletinit, shoqëritë aksionare kanë depozituar numrin më të lartë të ankesave për muajin dhjetor duke arritur në 42 të tilla për procedura prokurimi, më pas pushteti vendor me 30 të tilla, ai qëndrori me 13 dhe të pavarur vetëm 7.

Por sa tarifia financiare janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për vitin 2025?

Sipas të dhënave, në vitin që lamë pas, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 70.5 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Ndërkohë, për t’u ndalur në tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi, të gjithë vitin janë 255 milionë lekë. Nga ana tjetër, tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit për të 12 muajt janë përllogaritur rreth 167.5 milionë lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat