Në Europë për kënaqësi, në Shqipëri nga halli - Pensionistët shqiptarë, në punë. Raporti, 3.6% më i lartë se në Europë
Dalja në pension është shpeshherë e kuptuar si momenti kur individët largohen nga tregu i punës, duke u fokusuar më shumë në aktivitete personale dhe pushim. Megjithatë, në Shqipëri ky fenomen merr një formë ndryshe, duke sfiduar pritshmëritë e zakonshme.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të kryqëzuara me ato të Eurostat, Shqipëria ka një normë të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të mbeten aktivë në forcat e punës.
Në fakt, rreth 16.6% e popullsisë shqiptare, ose 1 pensionist në 6 janë ende të angazhuar në marrëdhënie pune, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të pensionistëve që vazhdojnë të kontribuojnë në tregun e punës.
Sipas të dhënave nga Eurostat, vetëm 13% e pensionistëve në BE vazhdojnë të punojnë pas daljes në pension. E thënë ndryshe, norma e pensionistëve të punësuar në Shqipëri është rreth 3.6% më e lartë se mesatarja e këtij treguesi në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat, 36.6% e pensionistëve që vazhdojnë të punojnë në Europë, shprehen se e bëjnë këtë për kënaqësinë dhe dëshirën për të mbetur produktivë, duke e konsideruar punën si një mundësi për të kontribuar në shoqëri dhe për të qenë të angazhuar.
Megjithatë, në Shqipëri, shumica e individëve mbi moshën 65 vjeç vazhdojnë të punojnë për shkak të nevojës financiare, me qëllim që të mbulojnë shpenzimet e përditshme dhe të përballojnë sfidat ekonomike që lidhen me kostot e larta të jetesës.
Sondazh

Sa ullishte jepen me qira në Shqipëri? - Shpopullimi i fshatrave, tokat kthehen në biznes
Shpopullimi i fshatrave dhe emigrimi në rritje i kanë shtyrë fermerët që pasurinë e paluajtshme ta nxjerrin me qira, duke u përpjekur kësisoj ta vënë në......

Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë - Vaji vegjetal ndikoi në rritjen e kostove, ndërsa drithërat pësuan rënie
Indeksi botëror i çmimeve të ushqimeve të Kombeve të Bashkuara u rrit në nëntor në nivelin më të lartë që nga prilli 2023, duke regjistruar fitimin më të......

Rinasi vendos rekord 10 milionë 11-mujori, Balluku: Vitin që vjen, konkurrencë me Vlorën dhe Kukësin
10 milionë pasagjerë, në 11 muaj. Rekordi është vendosur nga aeroporti “Nënë Tereza”, që në vitet e fundit ka shënuar tendencë në rritje të......

Reduktohet koha e përpunimit të deklaratave doganore/ Lehtësohet tregtia ndërkombëtare, ulen kostot e qëndrimit në dogana
Administrata doganore shqiptare, një institucion kyç për ekonominë e vendit, vazhdon të tregojë përmirësime të dukshme në drejtim të efikasitetit dhe......

Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria renditet më keq se rajoni për Tetorin e këtij viti
Shqipëria pozicionohet në vend të 59-të në renditjen globale të shpejtësisë së internetit në telefonat celularë dhe në vend të 84-t sa i përket shpejtësisë......

Greqia, paketë subvencionesh për energjinë - Qeveria u vjen në ndihmë familjeve për të përballuar rritjen e kostove
Greqia njoftoi një raund të ri të subvencioneve të faturave të energjisë për të ndihmuar familjet që përballen me rritjen e kostove të energjisë elektrike në......

Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë - Shoqata e prodhuesve kërkon shpjegime shtesë, ankesa për tregun e balancimit
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme kërkon shpjegime shtesë mbi aplikimin e bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së......

Turizmi po nxit çeljen e njësive akomoduese - 9.57 mln euro investim për 12 hotelet e reja që priten të ndërtohen
Zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i turizmit po krijon mundësi të reja dhe po nxit gjithnjë e më shumë individët të angazhohen në iniciativa që lidhen......