Shqipëria Postuar më 10 Janar 2026, 10:58

Në dhjetor hapen mbi 1300 biznese të reja - QKB trajton gati 10 mijë aplikime nga subjektet

Nga Diamila Leka

Në dhjetor hapen mbi 1300 biznese të reja - QKB trajton gati 10

Dhjetori është mbyllur si një muaj me angazhim të shtuar për Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë pranë bizneseve dhe qytetarëve, duke ofruar shërbime të vazhdueshme në regjistrime, aplikime dhe asistencë administrative.

Gjatë këtij muaji, QKB ka trajtuar gjithsej 9 mijë e 986 aplikime, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 380 biznese të reja, një tregues i interesit të vazhdueshëm për formalizim dhe zhvillim të aktivitetit ekonomik. Paralelisht, janë lëshuar 130 licenca të reja dhe 25 leje të reja, duke lehtësuar proceset për ushtrimin e aktivitetit në sektorë të ndryshëm.

Një pjesë e konsiderueshme e shërbimeve është realizuar përmes platformave digjitale. 8 mijë e 462 aplikime janë kryer në Regjistrin Tregtar, ndërsa 716 aplikime janë depozituar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Po ashtu, 808 aplikime janë bërë në Regjistrin e Lejeve dhe Licencave, duke konfirmuar orientimin gjithnjë e më të madh drejt shërbimeve online.

Përveç proceseve të regjistrimit dhe licencimit, QKB ka ofruar edhe asistencë të vazhdueshme për qytetarët dhe bizneset. Vetëm gjatë muajit dhjetor janë asistuar 1 mijë e 112 telefonata, janë zhvilluar 318 komunikime përmes chat-it direkt me operatorët, si dhe janë trajtuar 610 kërkesa përmes sistemit të biletave të asistencës dhe komunikimit elektronik përmes email-it.

Sipas QKB-së, këto të dhëna pasqyrojnë një volum të lartë pune, rritjen e përdorimit të shërbimeve digjitale dhe angazhimin për të ofruar shërbime më të shpejta dhe më efikase për bizneset dhe qytetarët.

Live TV

Të fundit
Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 23 Prill Karl Bildt

Emergjenca ekonomike e Evropës

Duke gjykuar nga ajo që shihet nga të gjitha takimet e ndryshme të Bashkimit Evropian—në Këshillin Evropian, zyrat e Komisionit Evropian dhe......