Në cilin vend të Europës u rritën më shumë çmimet për festa? - Inflacioni i Nëntorit, më i lartë se në Tetor. Shqipëria mes vendeve me rritje
Festat e fundvitit shpesh sjellin një rritje të dukshme të çmimeve në shumë vende, për shkak të kërkesës së lartë për produkte dhe shërbime festive. Norma e inflacionit në Shqipëri përgjatë muajit Nëntor u paraqit më e lartë se në muajin Tetor. Rritja vihej re edhe sipas matjes me metodën e INSTAT, por edhe sipas metodës së Eurostat.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%, nga 2.3% në muajin Tetor. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njëjtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2%, nga 1.9% në Tetor.
Por në cilat vende të Europës inflacioni i Nëntorit ishte më i lartë se ai i një muaji më parë, pra i muajit Tetor? Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet në Nëntor u paraqitën më të shtrenjta se në Tetor në Slloveni, Maqedoninë e Veriut, Lituani, Qipro dhe Spanjë.
Nga ana tjetër, në disa vende të Europës inflacioni i Nëntorit u paraqit më i ulët se ai i Tetorit. Në Estoni, Poloni, Norvegji, Maltë dhe Islandë vihen re “zbutjet” më të larta të çmimeve. Rikujtojmë se në nivel rajoni më mirë se Shqipëria paraqitet vetëm Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 2.3% në Nëntor, ndërkohë Maqedonia e Veriut udhëheq Europën me çmimet më të shtrenjta.
Sondazh

Kafeja, me rekordin e tretë më të lartë në nëntor/ Përgatitjet për sezonin festiv rritën importet
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor të këtij viti pasqyrojnë zhvillime të rëndësishme lidhur me importin e disa kategorive të produkteve, duke......

Stabilizimi i ekonomisë në Turqi, bie inflacioni - Lira turke, në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit
Inflacioni vjetor në Turqi ra në 44.38% në dhjetor, ndërsa rritja e çmimeve erdhi në sektorët e arsimit dhe banesave. Lira turke pati luhatje të vogla, duke......

“Makina s’do përdoret çdo ditë” - Masa në Shqipëri brenda 2025-ës, drafti: Kufizimi, sipas targave të automjeteve
Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e......

Europol demaskon rrjetin e qindra ofruesve të paligjshëm të transmetimeve sportive!
Operacioni përfshiu 15 vende, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Rumaninë, Suedinë, Zvicrën dhe MB. Një operacion......

Si ka nisur ky vit për valutat kryesore në tregun vendas?!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi pikë nga viti që lamë pas teksa është blerë sot me 93.9 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë duke regjistruar......

Korrupsioni me tenderë - Marrëveshja për parandalimin: Hetime të thelluara dhe masa për shkelësit
Parandalimi i korrupsionit në procedurat tenderuese është në fokus të një Memorandumi Bashkëpunimi të nënshkruar mes Agjencisë së Prokurimit Publik dhe......

Tatimet, afat të ri për deklarimin e të ardhurave personale - DIVA, ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë, gjobë pë rata që nuk deklarojnë
Tatimet kanë vendosur kushte dhe afate të reja për deklarimin e të ardhurave personale. Këtë vit, duhet të bëjnë deklarimin të gjithë ata individë, të cilët......

‘Revolucioni’ tek financat, risitë dhe transformimet e 2025 - SEPA, open banking, rregullimi i kreditimit dhe sistemi ‘bonus malus’
Sektori bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregu i sigurimeve do të jenë në një proces të thellë transformues......