Në cilat qarqe u hapën më shumë biznese? - Kryeson fuqishëm Tirana, Kukësi në vendin e fundit
Numri i bizneseve të reja të hapura përgjatë vitit 2024 ka pësuar rritje, duke reflektuar kështu dhe performancën e ekonomisë shqiptare si dhe kërkesën e shtuar qoftë nga konsumatorët vendas, por edhe nga turistët e huaj.
Numri total numri i bizneseve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton në 17.500 në 2024.
Por në cilat qarqe u hapën më shumë subjekte të reja?
Të dhënat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojë, se në top listë qëndron Tirana, duke qenë se është kryeqyteti i vendit dhe ka numrin më të lartë të popullsisë por edhe të kërkesës për konsum.
Në qarkun Tiranë rezulton të jenë regjistruar 9158 biznese të reja, ndjekur nga Qarku Durrës me 1 899 biznese dhe në vendin e tretë renditet Qarku Vlorë me 1 770 biznese.
Qarqet me numrin më të ulët të regjistrimeve janë Kukësi me vetëm 139 biznese, ndjekur nga Qarku Dibër me 158 biznese dhe Qarku Gjirokastër me 269 biznese.
Kukësi dhe Gjirokastra, historikisht kanë pasur një perfomancë negative në këtë drejtim.
Nëse do të marrim në analizë periudhën 2019 – 2024, numri i regjistrimeve ka qenë më i lartë gjatë vitit 2022 me 17 899 regjistrime, ndërsa numri më i ulët i regjistrimeve ka qenë në vitin 2020, kjo ndikuar edhe nga pandemia COVID-19 ku një sërë aktivitetesh sidomos ato të shërbimeve u mbyllën dhe pjesa tjetër patën rënie të konsiderueshme.
Sa i takon sektorëve në të cilët janë shpërndarë, numri më i lartë të regjistrimeve është në kategorinë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave.
Në total për vitin 2024 rezultojnë 248.737 biznese aktive që funksionojnë në të gjithë Shqipërinë.
Sondazh

Miratohet udhëzimi për administrimin e rezultatit zgjedhor - Zgjedhjet e 11 majit, synohet standardizim dhe transparencë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi udhëzimin për përcaktimin e rregullave për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të regjistrojë paqëndrueshmëri teksa e mbyll këtë javë me luhatje te vazhdueshme duke u blerë sot me 86.4 lekë dhe duke u shitur me......

“Programi ynë për çdo shqiptar” - Berisha në Belsh: Synojmë të ndryshojmë jetën për mirë të çdo qytetari
Duke folur në një takim me banorë të Belshit dhe Cërrikut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh programi i aleancës PD-ASHM është për çdo......

Ulet numri i të vetëpunësuarëve në Shqipëri/ Dominojnë meshkujt dhe personat me arsim 8-9 vjeçar
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, numri i të vetëpunësuarve në Shqipëri zinte rreth 29.9% të të punësuarve......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Do të jetë me garanci shtetërore. Marrëveshja mbërrin në Kuvend
Detyrimet e kredisë 81.5 mln euro, që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të......

4.3 mld euro qarkullojnë në duart e shqiptarëve - BSH: Paraja jashtë bankave, me rritje prej 10.2% në mars
Në Shqipëri qarkullojnë rreth 4.3 miliardë euro jashtë bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja fizike që gjendet jashtë......

Festat zyrtare, si paguhen orët shtesë në punë? - Kompensim me pushim, apo deri ne 50% të pagës
Punonjësve në vend të cilëve u kërkohet të punojnë më shumë orë se 8 orë në ditë apo 40 orë në javë, si dhe në ditët që përkojnë me festa zyrtare, u lind e......

“Rrisim të ardhurat për frymë në 15 mijë euro” - Rama: Do të ulim borxhin publik nën 50% dhe do të rrisim pagat
Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim qytetarë të Beratit dhe Dimalit, shpalosi disa nga arritjet kryesore të qeverisë......