Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 14:59

Në Bashkinë Fier hapen sportele për asistencë të e-Albania - Balluku: Qeveria do të marrë masa për të ndëshkuar abuzuesit

Nga Diamila Leka

Në Bashkinë Fier hapen sportele për asistencë të

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bashkë me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi, vizituan sportelet e hapura për t’ju shërbyer qytetarëve që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

“Kemi identifikuar kohët e fundit, që ka një abuzim në treg, ku në zyrat e avokatëve dhe notërëve kemi parë afishime, ku shkruhen që ofrohen shërbime për e-albania. E-albania është një nga krenaritë e qeverisë shqiptare, është pikërisht pika ku çdo qytetar mund të aplikojë për të marrë shërbime duke mos pasur nevojë për të pasur asnjë ndërmjetës, as avokatë, dhe as noterë. Janë shërbime që merren online dhe janë shërbime të cilat janë digjitalizuar për të shkurtuar kohën e aplikimit dhe të marrjes së shërbimit. Ndaj ne i kemi kërkuar të gjithë bashkive kudo, edhe njësive administrative madje, që të kenë pozicione të dedikuara ku vijnë qytetarët, qofshin këto të moshuar, apo nuk kanë mundësi të aksesojnë e-albanian dhe ta marrin këtë shërbim në kohë reale dhe pa asnjë pagesë.”

Sipas kryetarit të bashkisë Fier, qytetarët që kanë pamundësi për të asistuar në e-albania, tashmë kanë dy sportele pranë bashkisë për të marrë shërbimet online pa pagesë shtesë.

“Kjo është zyra me një ndalesë e Bashkisë, këtu vijnë të gjithë njerëzit. Çdo drejtori që ka marrëdhëniet me publikun, ka sportelin dhe përfaqësuesin e vetë, pret njerëzit, i sqaron, merr ankesat. Më pas drejtoria përkëatëse i shqyrton dhe u kthen përgjigje. Pas ndryshimit, ne kemi hapur dy sportele të reja. Kemi lënë dy operatorë në dispozicion për të asistuar moshat e thyera, të cilat nuk janë në gjendje të futen vetë dhe të asistojnë e-albanian dhe asistohen nga punonjësit e Bashkisë falas.”

Ndër të tjera, Balluku theksoi se qeveria do të ndërmarrë masa të menjëherëshme për të ndaluar këtë veprimtari abuzive dhe se do të ndëshkohen të gjitha zyrat e avokatisë apo të noterëve të cilët ofrojnë shërbime të e-albania kundrejt pagesës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat