Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 11:19

Në 6 vite, 4097 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë

Nga Ola Mitre

Në 6 vite, 4097 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit

Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 6 vitet e fundit, për të arritur në 4097 sipas të dhënave të fundit të raportuara për vitin 2025. 

Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2020-2025 autokonsumatorët kanë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos në 3 vitet e fundit. Më konkretisht, në vitin 2020 regjistroheshin vetëm 59 klientë që e prodhonin vetë energjinë për nevojat e tyre, ndërsa në vitin 2021 u shtuan edhe 115 të tjerë.

Ndërkohë, rritja ishte e lartë në vitin 2022 me 625 klientë, apo 443% më shumë se viti paraardhës. Në vitin 2023 u shtuan edhe 729 vetëprodhues të tjerë, ndërsa një numër i lartë u regjistrua edhe në vitin 2024, kur u miratuan aplikimet e 887 klientëve. Por, viti 2025 duke se ka shënuar rritjen më të lartë, me 1682 klientë, që tashmë e vetëprodhojnë energjinë elektrike.

Me këto impainte të miratuar dhe të lidhur me rrjetin elektrik, kapaciteti total i instaluar nga vetëprodhuesit ka arritur në 398 mWp, nga 217 mWp, që ishte në fund Ndërkaq, të ndarë sipas llojit të klientit, privatët kryesojnë me numrin më të lartë, ndërkohë që 30% apo 1229 prej tyre janë klientë familjarë.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se janë edhe disa institucione shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe disa konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësa, poliklinika apo qendra shëndetësore.

Shqipëria 8 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat