“Në 4 vite, 49 mln shërbime nga e-albania” - Rama: Jemi duke punuar për ID elektronike evropiane
Më shumë se 95% e shërbimeve publike janë online, të aksesueshme nga çdo pajisje dhe nga çdo vend, ndërsa platforma e-albania është bërë porta hyrëse në shërbimet e shtetit.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Fuqizimi i inteligjencës artificiale në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike, u shpreh se janë 3.3 milionë përdorues, të cilët përdorin platformën dhe prej vitit 2020 janë dhënë 49 milionë shërbime.
620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhëve, vetëm nga kursimi i kohës. 1 miliardë kilometra rrugë, 1 miliardë kilometra rrugëtim vajtja-ardhje njerëzish për të marrë dokumentet ose se kjo më pëlqen, na i kanë vënë përpara si një shembull auditorët, 25 mijë xhiro rreth tokës. Ata që jetojnë jashtë kanë kursyer 57 milionë euro nga fakti që mund t’i marrin shërbimet nëpërmjet platformës dhe më e rëndësishme akoma, ata që jetojnë jashtë mund t’i marrin njësoj shërbimet, si ata që jetojnë brenda pa pasur nevojë të presin ditën që do vijnë në Shqipëri për të shkuar në radhë.
Në fjalën e tij, kryeministri përmendi futjen e inteligjencës artificiale në negociatat me Bashkimin Europian, në prokurimet publike, sektorin e të ardhurave në tatime dhe dogana, kontrollin mbi territorin, ndërsa foli edhe për zhvillime të mëtejshme.
Më në fund do të arrijmë edhe në momentin kur shkeljet e rregullave të qarkullimit, shkeljet e shpejtësisë do të konstatohen në kohë reale dhe në kohë reale do të vijë fotografia jote duke buzëqeshur teksa nga adrenalina e rritur je duke ecur më shpejt se ç’duhet me një këshillë që të ulësh shpejtësinë dhe me një informacion se ku duhet të paraqitesh dhe kur për të paguar gjobën, me fotografinë. Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që faktikisht është e gjitha sipas standardeve dhe parametrave të përcaktuara nga BE për ID elektronike që BE do të fusë në funksion, nuk e ka akoma por parametrat janë të njohur. Ne i kemi marrë parametrat dhe jemi duke punuar për ID elektronike evropian, që do të shërbejë fillimisht si kartë identiteti këtu në Shqipëri.
Pasi përmendi sulmet nga Irani, kryeministri Rama u shpreh se tashmë Shqipëria ka një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuara në Evropë.
Sondazh

Trump “bashkon” Evropën - Si mund të përfitojë BE nga politikat e SHBA-së?
Një raport i ri strategjik parashikon se politikat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump janë pikërisht mjekimi që i duhet Bashkimit Evropian për t'u bërë......

Kina, furnizuesi kryesor i vendit edhe në Mars/ Eksportet paraqiten me rritje. Energjia dhe tekstilet, motorët kryesorë
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe një ulje të......

“Subvencionojmë sektorin e bimëve mjekësore” - Berisha: Do të dyfishojmë buxhetin për bujqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me prodhues të bimëve mjekësore, premtoi subvencionim për këtë sektor. Sipas tij, edhe......

Rikthehet tarifa turistike në Venecia - Vizitorët ditorë, 5 euro për të hyrë në “qytetin lundrues”
Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga data 18 prill, me risinë kryesore të këtij viti që udhëtarët ditorë të minutës së fundit do të paguajnë......

6 mln euro dëm ekonomik nga mashtrimet kompjuterike - SPAK: Call center-at nxisin individët të investojnë në platforma të rreme online
Mbi 6 milionë euro rezulton të jetë dëmi ekonomik nga mashtrimet kompjuterike në 2024. Sipas Raportit Vjetor të SPAK, gjatë vitit që lamë pas është rritur......

Kontrolle në fabrikat e birrës dhe verës - Penalizohen 7 subjekte, vendosen gjoba për shkelësit
Importuesit dhe fabrikat vendase që prodhojnë birrë, verë apo pije alkoolike kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë vitit që kaloi. Në bazë të......

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - Investimi, BERZH miraton kredinë sovrane 22.5 mln euro për OSHEE-në
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar kredinë sovrane 22.5 mln euro për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Huaja do të......

5 milionë euro nga taksa e fluturimeve - Biletat e lira dhe numri i lartë i pasagjerëve rrit me 40.4% të ardhurat
Futja ne treg e kompanive ajrore low cost duke rritur konkurrencën dhe ulur ndjeshëm çmimin e biletave ka sjellë dhe një numër të shtuar të qytetarëve dhe......