Në 3 muaj u shtuan 73 bankomate të reja - BSH: U realizuan 1.8 milionë transaksione. Por, sa lekë tërhoqën shqiptarët?
Në vendin tonë numërohen gjithsej 1114 bankomate për urdhër transferta, tërheqje dhe depozitim parash. Shifrat flasin për një rritje me 7% të ATM-ve në krahasim me tremujorin e dytë. Vetëm në periudhën korrik-shtator janë shtuar 73 bankomate të reja në Shqipëri.
Referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, rreth 92% e bankomateve shërbejnë vetëm për tërheqje parash, gati 26% shërbejnë edhe për depozitim, ndërsa 34% e ATM-ve përfshijnë edhe funksionin e urdhër transfertave. E thënë ndryshe, në Shqipëri ekzistojnë rreth 1028 bankomate për tërheqje parash, 379 me funksion edhe depozitimi, ndërsa 288 kanë edhe funksionin e urdhër transfertave.
Për sa i përket numrit të transaksioneve të realizuara në bankomate, nga shifrat rezultojnë 1.8 milionë tërheqje dhe depozitim parash me kartë përmes ATM-ve, 1.7 milionë veprime ishin vetëm për tërheqje, ndërsa 89 mijë transaksione depozitim. Nga ana tjetër, për sa i takon vlerës së transaksioneve, në 31 miliardë lekë u regjistrua shuma e tërhequr nga shqiptarët në muajin shtator.
Nga tremujori i dytë në të tretin, vërehet një shtim shumë i vogël i bankomateve që përveç shërbimit të tërheqjes së parave, ofrojnë edhe shërbimin e depozitimit dhe urdhër transfertave. Ka ende disa banka të nivelit të dytë që në ATM-të e tyre nuk përfshijnë depozitimin e parave, një shërbim ky mjaft i kërkuar nga qytetarët, që herë pas here i detyron të presin në radhët e gjata të bankave për të realizuar këtë transaksion të thjeshtë.
Shtimi i numrit të bankomateve në vend, sidomos në zonat rurale, rrit përfshirjen financiare të popullsisë dhe aksesin e qytetarëve në shërbime financiare.
Sondazh
Festohet 112-vjetori i pavarësisë - Krerët e shtetit të Shqipërisë e Kosovës, në ceremoninë e ngritjes së flamurit
Shqiptarët kanë përkujtuar sot 112-vjetorin e pavarësisë së vendit nga perandoria osmane. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama,......
Paketa e BE për të nxitur rritjen ekonomike - Blloku miraton një politikë fiskale “shtrënguese” vitin e ardhshëm
Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) prezantoi paketën e vjeshtës për të udhëhequr rritjen ekonomike, duke nënvizuar se eurozona do të miratojë një politikë......
Qeveria, financim familjeve për ngrohjen dhe ftohjen - Miratohen 4 skemat e mbështetjes për instalimin e paneleve, pompave apo ngrohjes qendrore
Familjet shqiptare do të ndihmohen me fonde buxhetore për të instaluar burime të rinovueshme energjie për ngrohje dhe ftohje. Qeveria ka miratuar 4 skema......
Vija bregdetare e Durrësit do të zgjerohet - Investim 583 mln lekë për rehabilitimin e plazhit dhe rritjen e turizmit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërhyrje në rigjenerimin urban, mbrojtjen detare në zonën bregdetare, me objekt riprofilimi dhe mbushja me......
Pronësia mbi tokën/ 3 mln kartela, në proces digjitalizimi - Dokumenti, afati deri në Qershor 2026. Zgjidhen mbivendosjet
Mosmarrëveshjet për tokën, pretendimet për mbivendosje dhe infrastruktura e pamjaftueshme, paraqesin sfida të vazhdueshme për menaxhimin efektiv të tokës, ......
‘Qeverisja e Europës’, PE miraton përbërjen e Komisionit Europian me 370 vota pro
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet......
Pse kërcënimi i Trump për të vendosur tarifa mund të jetë i kushtueshëm për konsumatorët amerikanë?
Nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% për çdo gjë të importuar nga Meksika dhe Kanadaja, rritjet e......
Përfshirja në SEPA, Natasha Ahmetaj: Garë e hapur për bankat e nivelit të dytë
Antarësimi në SEPA nuk është një përfitim vetëm për qytetarët që shkëmbejnë pagesa në euro. Edhe biznesi bankar pritet të jetë një përfitues i rëndësishëm......