Në 3 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës - Përfitojnë 730,430 pensionistë brenda dhe jashtë vendit
Pensionistët do të kenë mundësi të tërheqin bonusin e pranverës që nga e hëna e 3 marsit. Pensionistët do të kenë mundësi që të marrin bonusin duke u paraqitur prannë çdo sporteli të Postës Shqiptare ose në banka të nivelit të dytë.
Në këtë bonus të pranverës, i cili është i dyti pas atij të fundvitit, përfitojnë në total 730430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht, në këtë bonus do t’ë përfitojnë 10.000 lekë për pensionistët të cilët kanë një pension deri në 20 000 lekë dhe 5.000 lekë bonus për fitojnë ata pensionistë të cilët kanë pensione më të larta se 20.000 lekë.
Ndërkohë, nga totali pensionistëve të cilët përfitojnë nga ky bonus, janë 520 443 pensionistë të cilët marrin një pension mujor më pak se 20.000 lekë në muaj dhe do të jenë përfitues 10.000 lekë, dhe për bonusin prej 5.000 lekësh do të përfitojnë 209987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20.000 lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten afërsisht 6,3 miliardë lekë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se bonusi i pranverës do të jetë i përhershëm për të gjithë përfituesit, njësoj siç përfitojnë bonus për çdo fundvit. Por, ky bonus do të jetë i lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit.
Çdo rritje shtesë e të ardhurave që do të gjenerohen përtej parashikimeve, do të kalojnë në një llogari bankare të posatshme. Ndërsa në Bankën e Shqipërisë është hapur një llogari, që do të funksionojë vetëm për bonuset e pranverës. Ndërkohë, në bonusin e fundvitit, përfituan 724.933 pensionistë.
Sondazh

Pensionet, sa u rritën të ardhurat në skemë në 10 vite? - Analiza/ Pabarazi në shpërndarjen e tyre, presion në skemë
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përgjatë vitit 2024, kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, por pavarësisht kësaj, ato nuk kanë mundur......

Sa paguam për sigurimin e makinave në janar? - AMF: Rritje në të gjitha produktet. Kufitari rikuperon lehtë, pas rënies në 2024
Shqiptarët kanë shpenzuar gjithsej 448 milionë lekë për sigurimin e makinave me MTPL të brendshme, karton jeshil dhe sigurim kufitar në muajin janar. MTPL e......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 1 vit, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1720 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Grindja publike Zelensky-Trump: Marrëveshja me Ukrainën anulohet!
Pas javësh negociatash intensive dhe deklaratash midis Uashingtonit dhe Kievit, pritshmëritë ishin të larta për takimin e parë midis Presidentit të SHBA......

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe......

Sa ushtarë dhe investime të tjera i duhen Europës për të mbrojtur veten pa SHBA-në?!
Një raport i ri i përbashkët i institutit të studimit Bruegel dhe Institutit Kiel ka paralajmëruar se agresioni i ri rus në Europë është "i imagjinueshëm",......

Nafta shënon rënien e parë mujore që nga nëntori – Shkak, pasiguria për ekonominë globale dhe kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës u lehtësuan të premten teksa po shkonin drejt rënies së tyre të parë mujore që nga nëntori, duke u zvarritur nga pasiguria mbi rritjen......

“Pakti i tregtisë së lirë, brenda vitit” - BE-Indi bien dakord të përshpejtojnë bisedimet për të arritur marrëveshjen
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të shtyjnë për përfundimin e një pakti të tregtisë së lirë këtë vit, tha presidentja......