Shqipëria Postuar më 29 Mars 2025, 11:20

Në 29 vjet, çmimet e banesave u rritën 300% - Nga inflacioni, te investimet e huaja. Si evoluan kostot?

Nga Diamila Leka

Në 29 vjet, çmimet e banesave u rritën 300% - Nga inflacioni,

Në Shqipëri, sektori i ndërtimit gjithashtu dhe tregu i pasurive të paluajtshme kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme ndër vite. Altax, në raportin e fundit, ka krahasuar rritjen e kostove të ndërtimit dhe çmimet e shitjeve të banesave, në periudhën kohore të 1995 deri në 2024.

Sipas raportit, nga vitet 1995-2000 dhe në 2000-2010, kostoja e ndërtimit u rrite me 11.5%. Kjo, u reflektua dhe në rritje të çmimit të shitjes nga ku kapërceu në 100% deri në 200%, ose e thënë ndryshe nga 250-450 USD, në 300-900 euro. Altax thekson se në këtë periudhë çmimet e shitjeve të banesave u rritën më shpejt se kostot e ndërtimit, gjë që mund të lidhet me kërkesën e lartë dhe përmirësimin e kushteve ekonomike

Por, nga vitet 2000-2010 në 2010-2015, kostoja e ndërtimit u rrit me 11.6% dhe se çmimi i shitjes u rrit me 50%-100% ose deri në 1200 euro. Kjo periudhë, ka pasur një rritje të shpejtë të kërkesës për banesa.

Në peridhën e viteve nga 2010-2015 deri në 2015-2024, kostoja e ndërtimit u rrit me 32.7%, ndërsa çmimi i shitjes u rrit deri në 2000 euro. Në këtë periudhë, rritja e çmimeve të materialeve dhe pasiguria në furnizim ndikuan në rritjen e kostove të ndërtimit, por çmimet e shitjeve të banesave vijuan të rriten, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe inflacionin.

Por, sipas përllogaritjeve të Altax, në të gjithë periudhën nga 1995-2024, kostoja e ndërtimit u rrit me 65.2% dhe se çmimi i shitjes së banesave u rrit me 140% deri në 300%. Krahasimi i përgjithshëm tregon që çmimet e shitjeve të banesave janë rritur më shpejt se kostot e ndërtimit. Ndërkohë, faktorë si inflacioni, politika monetare, dhe investimet e huaja kanë pasur ndikim të madh në këtë tendencë.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......