Shqipëria Postuar më 17 Janar 2025, 12:16

Në 2024 u zhdoganuan mbi 100 mijë automjete - Ardis Biba: Nuk po vijnë vetëm për tregun vendas, por edhe për rajonin

Nga Hamit Yzeiraj

Në 2024 u zhdoganuan mbi 100 mijë automjete - Ardis Biba: Nuk po

Viti që lamë pas shënoi një rekord për sa i përket automjeteve të importuara nga Lindja e Largët.

Nga gati 100 mijë automjete të regjistruara, rreth 18.5% e tyre erdhën nga Koreja e Jugut, duke bërë që në muajt e fundit të vitit tregu i makinave koreane të kalojë tregjet tradicionale, siç janë tregu gjerman, italian apo amerikan.

Nga ana tjetër, ndonëse u regjistruan rreth 100 mijë automjete, numri i makinave që erdhën në portin e Durrësit ishte më i lartë, për shkak se ky port shërben jo vetëm për tregun vendas, por edhe për vendet e rajonit.

Çmimet më të lira kundrejt vendeve të tjera kanë bërë që tregu korean të jetë shumë i preferuar për shtetet e tjera.

Kjo vjen si pasojë e politikave të vendit nga Lindja e Largët për implementimin e makinave elektrike, duke bërë që pronarët e makinave me djegie t’i shesin jashtë vendit kundrejt çmimit të ulët.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat