Në 2024 punësimi informal rritet me 27% - Raporti/ U vendosën 3,433 masa administrative
Pavarësisht se qeveria shqiptare ka bërë fushata kundër informalitetit dhe deklarimeve të pagave të punonjësve, përsëri puna informale mbetet prezente në shifra të konsiderueshme edhe në vitin 2024.
Referuar Raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, vlen të theksohet se duke krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje e numrit të punëmarrësve informal të konstatuar gjatë procesit të inspektimit, me rreth 27%. Sipas raportit, ky tregues lidhet me rritjen e performancës së inspektimit për të dërguar inspektimin në subjektet që mbartin më së shumti këtë fenomen.
E kësisoj, referuar të dhënave statistikore në lidhje me elementët e informalitetit, konstatohet se nga 1347 punëmarrës ose 52 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë punëmarrës të subjekteve që janë inspektuar mbi bazë programimi apo planifikimi inspektimi. Nga ana tjetër, 839 punëmarrës ose 26 % janë informal të konstatuar në inspektime tematike ndërsa 414 punëmarrës ose 16 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë punëmarrës të subjekteve që janë inspektuar jashtë programimi.
Por cilat janë masat administrative që janë vendosur gjatë 2024 subjekteve?
Sipas shifrave të raportit, në total vitin që lamë pas janë vendosur 3,433 masa administrative, që përfaqësojnë rreth 35% të subjekteve të inspektuara, si rrjedhoje e eviudentimit të shkelje të ndryshme të ligjit të punës, për të cilat është ndërhyrë me masat e nevojshme për t'u korigjuar ato. Masa administrative janë vendosur për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, orëve të punës, pagave, etj.
Sondazh

Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale,......

Dyfishohet sipërfaqja e plazheve në funksion të privatit - Mbi 554 mijë m2, rritja më e lartë në bashkinë Lezhë
Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik, për periudhën 2023-2024 bëhet proporcionalisht, sipas raportit 70% në funksion të subjekteve......

“Flasim”, Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe - “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”
‘Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale,......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Programi i partive për pensionistët-Kondi: Nuk përmbushin pritshmëritë e të moshuarëve
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike kanë shpalosur programet e tyre për pensionistët. Eksperti fiskal Ramadan Kondi, i ftuar në emisionin......

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë
Me 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e......