Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 12:10

“Në 100 ditët e para, jo pension nën 200 euro” - Kreu i PD, Sali Berisha, nga Librazhdi: Nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

Nga Hamit Yzeiraj

“Në 100 ditët e para, jo pension nën 200 euro” - Kreu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Librazhdi deklaroi se me programin e aleancës PD-ASHM çdo pensionist, brenda 100 ditëve të para nuk do ketë kurrë një pension nën 200 euro.

Do vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve me pensione nën 170 euro. Minimumi jetik do u jepet të gjithë shqiptarëve në ndihmë ekonomike, të gjithë të papunëve, të gjithë studentëve me brusë dhe prindërve me një fëmijë. 100 ditët e para ne nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme. Dhe jo vetëm kaq, por çdo shqiptari me rrogë të ulët 500 euro, çdo pensionisti ne i japim kartën e konsumatorit me të cilën ai do blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët, çka do të thotë se do marrë në vit 450 euro kompensim.

Berisha premtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes, çmimi i naftës do ulet me 40 përqind, nuk do shitet kurrë më shumë se minus/plus 10 përqind të çmimit në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Miq, pra ne japim një goditje përfundimtare mjerimit apo varfërisë ekstreme. Nuk do ketë shqiptar që të ketë nën 6.3 euro në ditë. Me programin tonë, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do t’i japë biznesit një frymëmarrje të re të fuqishme. Biznesi i vogël do paguajë energjinë me 6 lekë nga 18 që e paguan sot. Do të përgjysmohet tarifat e ujit. Do pjesëtohet me 5, tarifa e hapësirës publike. Do rriten tavanet në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla. Për bizneset e tjera vendoset taksa e sheshtë 10 përqind nga 23 përqind. TVSH-ja ulet në 15 përqind nga 20 përqind.

Sipas Berishës, duke zbatuar këtë program, Shqipëria do të jetë vendi me klimën më të mirë të biznesit dhe ato energjinë do e paguajnë 6 lekë nga 18 lekë që paguajnë sot.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat